Categories Lajme

“Homazh”/ Ndre Mjeda, një nga klasikët e gjuhës, letërsisë dhe përpjekjeve shqiptare

Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot, përmes rubrikës “Homazh”, Dom Ndre Mjedën, një nga klasikët e gjuhës, letërsisë dhe përpjekjeve shqiptare. Mjeda ndërroi qetësisht jetë në qelen e Kuklit, në gusht të vitit 1937. Rama tha se, ky ‘pastor bonus’, në shëmbëlltyrën e Shëlbuesit t’vet, për të cilin Ernest Koliqi ka shkruar se “ia len dalë poetëve ma të ardhangët latinë”, prejardhjen e kishte prej Kryeziut të Pukës. “Kreshnike prejardhja, kreshnik dhe karakteri i një personaliteti të fortë, që nxjerr krye edhe në poezitë më delikate të Domit, siç shfaqet ma s’miri tek poezia e tij “Guxo!”:

“Lundërtar qi s’rrezikohet Kur asht deti shkumb e valë, Vetë me vedi mos t’ankohet Se i shkoi dita pa fitim. Tuj u tallë e tujpritue,Kurrgjasend nuk qitetn’dritë; Çfarëdo sendi me fitue Trymni lipet e guxim””

Rama shtoi se “mijëra muzikalitetet e njimbëdhjetërrokëshit të tij”, që Camaj ia pat lëvduar këtij qëndistari të fjalës shqipe, përshkruajnë një aspekt të këtij vjershëtari të bekuar si pak të tjerë nga Muzat dhe Hiret. “Dom Ndre Mjeda rrahu për dekada qendra autoritative universitare. Diku çeli shkolla edhe vetë, diku tjetër u kujdes me përkushtim për të vobektët, diku u thellua në studimet albanologjike, diku tjetër akoma i dha tharm jetës politike shqiptare, si përfaqësues i zgjedhur i grigjës së vet në ma t’parin Parlament shqiptar”, tha ai. Sipas Ramës, “jeta e Dom Ndre Mjedës, e pasur e frymëzuese, mishërohet bukur fort në atë qelë dhe atë kishëz neoklasike të mrekullueshme, kushtuar Shën Shtjefnit Protomartir, të cilën e ngriti me duart e veta rrëzë Malit të Kuklit në Shkodër, n’agim të të njizetit qindvjet – fatmirësisht e rimëkëmbur sot nga i palodhuri Dom Nike Ukgjini”. “Ndërsa vepra e Dom Ndresë është një “selva morale e spirituale”, të cilën i madhi Claudio Monteverdi, sikur t’i kishte qenë kohanik, nuk do kishte ngurruar t’ia përjetësonte në kompozimet e tij të përkora të Rinascimento-s së vonë. “In memoria aeterna manet iustus””, shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME