Categories Sport

Vjen largimi i parë nga Juventusi i Pirlos, mesfushori francez transferohet te Inter Miami

Te Juventusi ka nisur “era” Pirlo, ndërsa futbollisti i parë që lë bardhzinjtë është mesfushori francez Blaise Matuidi, i cili pritet të transferohet në MLS-në amerikane, te skuadra e drejtuar nga David Beckham, Inter Miami. Sipas “RMC Sport” mesfushori 33-vjeçar pritet të kryejë pasditen e sotme vizitat mjekësore në Francë, para se të zyrtarizojë largimin nga Juventusi dhe të firmosë kontratën me klubin e tij të ri.

Merr fund kështu aventura 3-vjeçare e Matuidi me fanellën e Juventusit, gjatë të cilës ka fituar tre tituj kampionë, një kupë Italia dhe një Superkupë Italie, ndërsa në 132 ndeshje ka shënuar edhe 8 gola. Afrimi i brazilianit Arthur dhe suedezit Kulusevskit në mesin e fushës, ishin një sinjal i qartë që Juventusi nuk besonte më te futbollisti francez dhe largimi i tij ishte paralajmëruar shumë herët nga mediat italiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME