Categories Lajme

Zgjedhje të parakohshme? Rama flet për zërat se do të ketë ndryshime në qeveri

Kryeministri Edi Rama në “Debat”, në A2CNN, i ka dhënë përgjigje zërave se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, si një zgjidhje për t’i dhënë fund kaosit në jetën parlamentare.

Sipas shefit të qeverisë, PS po përgatitet për procesin zgjedhor të 2025 dhe asgjë të ngjashme, në një kohë të afërt siç pretendohet nga opozita.

“PS fiton për shumë arsye dhe fiton sepse është gjithmonë disa hapa përpara gjithë të tjerëve dhe është gjithmonë në përpjekje për të rikrijuar vetveten. Duke nxjerrë mësime nga çfarë erdhi nga zgjedhjet e mëparshme dhe Përgatitemi për zgjedhje të tjera. Jo të parakohshme, të tjera”, tha Rama.

Shefi i qeverisë hodhi poshtë edhe zërat, kryesisht nga grupi i Rithemelimit që thonë se do të ketë ndryshime në qeveri, që do të njoftohen në Kongresin e PS.

“Çfarë ndryshimesh. Pse duhet të bëj ndryshime në qeveri në Kongres? Ato që janë befasi nuk thuhen para kohe e para. E dyta nuk ka ndryshime të kësaj natyre”, tha Rama.

Sa i përket përzgjedhjes për të zhvilluar Kongresin më 8 dhjetor dhe simbolikës që përfaqëson kjo datë për demokratët, Rama tha: “Është ditë pushimi, është dita e rinisë dhe është një ditë e mirë për të bërë një kongres”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME