Categories Sport

​Galatasaray votohet si klubi me atmosferën më të mirë në ndeshje

Klubet në të gjithë botën janë duke tentuar ta përmirësojnë atmosferën e krijuar brenda stadiumeve nga tifozët e pranishëm dhe klubi që ka arritur ta bëjë këtë gjë më së miri është klubi turk, Galatasaray. Klubet nga Premierliga shpeshherë përballen me atmosferë të qetë në stadiume për shkak të turistëve të shumtë të cilët blejnë bileta në stadium përkundër që nuk janë tifozë që klubeve që po luajnë. Megjithatë, janë disa klube në Evropë të cilat kanë arritur t’i frymëzojnë tifozët e tyre të krijojnë atmosferë të mrekullueshme brenda stadiumeve. Një nga këto klube është edhe Liverpooli, që gjatë këtij sezoni ka qenë në formë të jashtëzakonshme.

Anfieldi është i famshëm për zhurmën që e bëjnë tifozët e pranishëm, veçanërisht në minutat e parë të ndeshjes, kur këndohet himni i klubit “You will never walk alone”. Megjithatë, atmosfera në Anfield mbeti pas atmosferës në stadiumin e Galatasarayt dhe Dortmundit, ndërsa në pozitën e katërt është Celtic.

Stadiumi i Galatasarayt, The Turk Telekom, është zakonisht i mbushur me fishekzjarrë dhe bomba tymi në tribunat e stadiumit. Tifozët nuk presin që të krijojnë atmosferë vetëm gjatë ndeshjeve, mirëpo e bëjnë këtë gjë edhe gjatë seancave stërvitore dhe ndeshjeve të ekipit U-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME