Categories Sport

26 Asistet e Messit gjatë vitit 2018 që mahnitën tifozët e futbollit (Video)

Një tifoz i futbollit i ka bërë 26 asistet e yllit të Barcelonës, Lionel Messit, gjatë vitit 2018 në një video, e cila është shpërndarë gjithandej në rrjete sociale, duke i lënë të mahnitur shumë tifozë të futbollit.

Messi arriti t’i shënojë 51 gola për Barcelonën dhe Kombëtaren e Argjentinës gjatë vitit 2018, më shumë se cilido lojtar tjetër në botë. Ky është viti i tetë nga nëntë vitet e fundit që argjentinasi arrin t’i shënojë më shumë se 50 gola brenda një viti kalendarik. Mirëpo, Messi nuk është i njohur vetëm për aftësinë e tij për shënimin e golave, ai është një ndër krijuesit më të aftë të rasteve të mirë për bashkëlojtarët e tij. Asnjë lojtar nuk ka arritur të asistojë më shumë gola në top pesë ligat e Evropës sesa pesë-herë fituesi i Topit të Artë. Ai i asistoi bashkëlojtarët e tij në plot 26 raste, dy më shumë se Luis Suarez dhe tri më shumë se Dimitri Payet i Marseille. Disa nga këto asiste ishin me të vërtetë mbresëlënëse dhe për këtë arsye një tifoz i argjentinasit e ka publikuar një video ku i ka grumbulluar të gjitha asistet.

Messi ka arritur që gjatë këtij sezoni të bëjë edhe më së shumti driblime, pasime, gola nga jashtë zona e portierit, gola nga gjuajtjet e lira, si dhe arriti të krijojë më së shumti raste të mira për të shënuar gol për skuadrën e tij. Këto statistika bëhen edhe më mbresëlënëse kur theksohet se argjentinasi kishte qenë i lënduar për tri javë gjatë këtij sezoni. Ai e pësoi një lëndim në krahun e tij të djathtë në ndeshjen kundër Sevillës, më 20 tetor të këtij viti. Messi është lënë jashtë podiumit në garën për Topin e Artë këtë vit, pasi që u radhit vetëm në pozitën e pestë. Çmimin e fitoi Luka Modrici, ndërsa pas tij ishin Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME