Categories Lajme

‘U kërkova që të ndalonin,por u fut nën tokë i dëmtuar’, agjentu i sigurimit teknik zbulon skandalin e gazajellësot TAP dhe rrezikun

Një drejtues i punimeve për gazsjellësin TAP, me detyrën agjent i sigurimit teknik, denoncoi një skandal me shtrimin e tubave në segmentin që kalon nëpër territorin shqiptar

Përmes fotove ku duket tubi i çarë, denoncuesi tha për Newsbomb.al se tubi i dëmtuar është futur nën tokë, në zonën e Korçës. “Unë kërkova që të ndaloheshin punimet, pa bërë ekspertizën e rrezikshmërisë së dëmtimit. Megjithatë tubi u fut nën tokë i dëmtuar’- u shpreh Redin Hafizi, që denoncoi rastin për Newsbomb.al.

Ai sqaroi se kishte punuar në Shqipëri si agjent i sigurimit teknik në projektin TAP, i punësuar nga kompania zbatuese ‘Spiecapag’.

Hafizi, agjent i sigurimit teknik, tha se në tubin e shfaqur në foto ka 40 dëmtime në total. “Unë jam larguar nga projekti vetëm se kërkoja ndalimin e punës kur nuk kishte siguri. Ngjarja ndodhi në Korçë,. verën 2017, në zonën e Turamit’-tha ai.

Sipas tij, Alvaro, supervizori kolumbian i punimeve, thirri zv/menaxherin e përgjithshëm të projektit, Marino, edhe ky kolumbian, por tubi nuk u ndërrua, sepse kishte ngutje për të mbaruar punë, ngaqë janë tejkaluar afatet dhe projekti duhej të mbaronte në fund të vitit 2018.

Sipas Hafizit, pagesa për punimet është bërë nga konsorciumi TAP për kompaninë zbatuese “Spiecapag” dhe kjo e fundit kërkon që ajo të mos shtrihet më gjatë në kohë.

“Unë ndalova punën në këto kushte, por sërish kolumbianët e projektit më dolën kundër. Më pas komunikova direkt me menaxherin francez të ‘Spiecapag’ dhe aty u ndaluan punimet. Kolumbianët në menaxhim kërkonin të përfundonin me shpejtësi projektin, edhe pa standarde’.

Agjenti i sigurimit teknik paralajmëroi pasoja të rënda nëse nuk ndërhyhet për zëvendësimin e tubit të dëmtuar. ‘Çdo dëmtim tubi duhet të studiohet, pasi nëse futet nën tokë është rrezik shpërthimi, duke patur parasysh presionin e lëvizjes së gazit në tub”. Sipas tij. në projektin e Shqipërisë ka vetëm dy valvula, nga 7 që duhen, të cilat ulin shpejtësinë e gazit në afërsi të zonave të banuara.

Nëse do të ndodhë diçka, sipas Hafizit, përgjegjësia do t’i mbetet palës shqiptare, e cila do të marrë në dorëzim kompania shqiptare ‘Albagaz’.

Sipas faqes së projektit TAP, nga 55 mijë tuba në total për vendet ballkanike, 32 mijë do të shtrohen në Greqi, 13,000 tuba në Shqipëri dhe pjesa tjetër në Itali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME