Categories Sport

Barcelona nderon legjendën holandeze, statujë dhe stadium në nderim të tij

Duke nisur që nga dita e sotme, Johan Cruyff do të jetë gjithmonë pranë Barcelonës.   Edhe pse nuk jeton prej tre vitesh, legjenda e futbollit holandez do të ketë një vend të rezervuar në “Camp Nou”. Kjo pasi, ish-lojtari dhe trajneri i Barcelonës do të ketë një statujë. Në ceremoninë e zbulimit të statujës nuk munguan as presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, nënkryetarët Jordi Moix dhe Jordi Cardoner dhe drejtori i financave në klub Enrique Tombas.
“Është një moment i veçantë dhe shumë emocional. Kanë kaluar tre vjet nga 24 Marsi 2016, kur ai la të gjithë, të gjithë tifozët në të gjithë botën dhe na la bosh.  Ne vazhdojmë pa njeriun që ndryshoi mentalitetin tonë kolektiv. Ai rivendosi vetëvlerësimin tonë dhe na tregoi se nëse punojmë pa u ankuar, mund të arrinim çdo gjë që kemi dashur.

“Me statujat, Cruyff dhe Laszlo Kubala, këto dy legjenda të Barcelona do të jetojnë në një vend kaq simbolik. Ne kemi mbërritur në këtë ditë historike, pasi këtë të martë do të hapim stadiumin që do të mbajë emrin e Cruyff. Është pjesa e parë e Espai Barca. Është një mënyrë për t’u angazhuar në filozofinë tonë.”-përfundoi Bartomeu.   Në ceremoninë madhështore morën pjesë gruaja e Johan, Danny dhe fëmijët Susila dhe Jordi.

“Në emër të familjes tonë, ne ndihemi krenarë, është kënaqësi, është e bukur dhe ne mund të themi vetëm faleminderit, “tha Jordi Cruyff.   Statuja prej bronzi është 3,5 metra e lartë dhe peshon 1.500 kilogramë. Për ndërtimin e tij punoi skulptori holandez, Corry Ammerlaan van Niekerk, të cilin e përfundoi për katër muaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME