Categories Lajme

Bilanci i 9 ditëve luftë: 1,400 të vdekur në Izrael, 300 viktima në Gaza, s’dihet fati i 120 pengjeve

Nëntë ditë nga sulmi terrorist i Hamasit në Izrael, bilanci i viktimave vijon të rritet. Sipas përditësimeve të fundit, numri i të vdekurve është 1 400.

Ndërsa, mbi 3 500 izraelitë të tjerë janë plagosur pas sulmit të së shtunës së kaluar dhe fati i të paktën 120 njerëzve të marrë peng nuk dihet.

Nga ana tjetër, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, në Gaza janë vrarë si pasojë e bombardimeve të Izraelit, të paktën 300 palestinezë. Kurse, të plagosurit raportohet të jenë 800.

Ndërkohë, Forcat Izraelite të Mbrojtjes janë duke u bërë përgatitje intensive për operacionin e planifikuar tokësor në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite sot u dha një afat të ri sot civilëve, të cilët ndodhen në pjesën veriore të Rripit të Gazës, për t’u nisur drejt jugut.

Banorët mund të nisen nga ora 10:00 deri në orën 13:00 dhe duhet të ndjekin një itenerar të paracaktuar të cilin ushtria nuk do ta prekë.

Izraeli vijon të akuzojë Hamasin se po përpiqet të pengojë civilët palestinezë të lëvizin në jug dhe se po përdor vetë popullsinë e Gazës si mburoja njerëzore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME