Categories Bota

Miliarderi francez që u nda nga jeta, prodhues i avionëve “Rafale” dhe verës

Dje ndërroi jetë miliarderi dhe ligjvënësi francez Olivier Dassault, pasi helikopteri ku po udhëtonte u rrëzua pranë rezidencës në Normandi. Olivier ishte djali i madh i industrialistit francez Serge Dassault, që ka rrënjë hebrenje me paraardhësit në Selanik.

Industrialisti dhe manjati Serge Dassault, i cili vdiq në vitin 2018, ishte një pasardhës i familjes Allatini, hebrenj të Selanikut. Gjigandi i prodhimit të avionëve “Rafale” nuk i ka shitur kurrë avionët e tij Turqisë, ndërsa në fund të vitit të kaluar firmosi kontratën me Athinën. Por përpos avionëve dhe zotërimit 100% të grupit botues “Le Figaro” në Francë, dinastia ka në pronësi edhe një  kantinë vere.

Marrëdhënia e familjes Dassault me prodhimin e verës së shkëlqyer është po aq e vjetër sa ajo e prodhimit të avionëve ushtarakë dhe civilë. Vera e familjes prodhohet në Saint-Emilion, në Francën jugperëndimore, ngjitur me rajonin e Bordos. Blerësit e mundshëm të avionëve që shkonin në fabrikat e familjes në Bordeaux vizitonin kantinat lokale pas diskutimeve të biznesit për të shijuar verën e famshme franceze të zonës.

Për të përmbushur të dyja këto kërkesa të konsumatorëve, përkatësisht verën dhe aeroplanët, familja Dassault bleu vreshta në 1955 dhe për një kohë të shkurtër krijoi një verë me cilësi të jashtëzakonshme. Për vitin 2020 ai u konsiderua njeriu i 361 më i pasur në botë së bashku me dy vëllezërit dhe motrën e tij, me një pasuri prej rreth 6 miliardë euro (7.15 miliardë dollarë) kryesisht të trashëguar nga babai i tij.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “vdekja e tij është një humbje e madhe”. “Olivier Dassault e donte Francën. Kapiten i industrisë, ligjvënës, zyrtar i zgjedhur lokal: gjatë jetës së tij, ai kurrë nuk pushoi së shërbyeri për vendin. Vdekja e tij e papritur është një humbje e madhe”, tha presidenti francez Macron në Twitter. Olivier Dassault ishte babai i tre fëmijëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME