Categories Lifestyle

Çfarë po ju “thotë” dhimbja e kokës?

Nuk mund të përqendroheni gjatë detyrave të përditshme dhe dhimbja e kokës nuk po ndalon? Më poshtë një shpjegim i shkurtër se çfarë na tregon vendndodhja e dhimbjes së kokës.

Në majën e kokës

Dhimbjet e kokës që ndodhin në pjesën e sipërme të kokës janë zakonisht rezultat i tensionit dhe janë më të zakonshmet. Të shoqëruara nga një shtrëngim ose presion i vazhdueshëm rreth kokës, ato mund të shkaktohen nga ndryshimi i dietës, problemeve me gjumin, aktiviteti ose stresi.

Në pjesën e pasme të kokës

Shkaktohen gjithashtu nga tensioni, veçanërisht nëse jeni duke përjetuar spazma të muskujve të qafës ose kurrizit, por mund të jenë edhe si pasojë e qëndrimit të keq.

Në anë të kokës

Dhimbja në anën e kokës është një tregues i migrenës. Migrena shkaktohet nga hormonet, dieta, kafeina ose stresi. Nëse dhimbja është e fortë dhe vazhdon për ditë ose javë me radhë, mund të jetë një dhimbje koke grupore (cluster) e cila zakonisht shoqërohet me alergji ose stres. Kjo lloj dhimbje shkaktohet gjithashtu nga tensioni.

Pas syrit

Dhimbjet e kokës që ndodhin pas syrit janë një tjetër shenjë e migrenës. Nëse jeni duke përjetuar dhimbje prapa të dy syve, mund të jetë një simptomë e infeksionit në zgavrën e sinusit Ethmoid ose Sphenoid.

Në ballë

Nëse jeni duke përjetuar një dhimbje koke në zonën e ballit, mund të jetë një tjetër shenjë e një dhimbje koke tensioni. Nëse dhimbja prek vetëm njërën anë të ballit, mund të jetë tregues i një migrene ose dhimbje koke grupore. Dhimbjet e kokës në ballë shkaktohen gjithashtu nga infeksioni i sinusit Frontal.

Kujdes

Kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor nëse krahas dhimbjes së kokës po përjetoni ndonjë simptomë si më poshtë:
– qafë e ngrirë
– skuqje
– dhimbja e kokës më e keqe që keni pasur ndonjëherë
– të vjella
– konfuzion
– e folur e paqartë
– ethe 38°C ose më e lartë
– paralizë në ndonjë pjesë të trupit ose humbje të shikimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Çfarë i bën njerëzit më të lumtur se paratë?

Lumturia është një qëllim i përbashkët për të gjithë ne, por shpesh shoqërohet me kërkimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Njihuni me vendin më të lumtur në botë, këto janë tre arsyet kryesore që e veçojnë

Mbajtja e rekordit për përqindjen më të lartë të qytetarëve të lumtur, për shumë vite,…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse ushqimet e konservuara janë të rrezikshme, kujdesi që duhet të tregoni kur i blini

Ritmi i shpejtë i jetës shpesh bëhet shkaktar edhe për mënyrat e gabuara që njerëzit…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?!

Çdo ditë e më shumë, njerëzit po harrojnë të shijojnë jetën e tyre reale duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

5 ushqime kyçe për një jetë të shëndetshme dhe ekonomike

Në një botë ku ushqyerja e shëndetshme po bëhet gjithnjë e më prioritare, zgjedhja e…

LEXO ME SHUME