Categories Lajme

Dy herë i dënuar, precedentët e Mihal Kokëdhimës me drejtësinë shqiptare

Pronari i restorantit në Porto Palermo ku ndodhi incidenti me familjen e turistëve spanjollë, Mihal Kokëdhima, është dënuar dy herë nga drejtësia shqiptare. Në vitin 2015 ai është proceduar për vjedhje të energjisë elektrike, por në fund të procesit gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me tre muaj heqje lirie dhe lënien e të pandehurit në liri me kusht për 18 muaj. Një vit më pas ky vendim është shuar nga Gjykata e Apelit Vlorë në zbatim të ligjit për amnistinë të miratuar nga parlamenti. Vendimi tjetër i dhënë nga gjykata ndaj Mihal Kokëdhimës lidhet pikërisht me restorantin ku ndodhi incidenti me turistët spanjollë.

Në vendim thuhet se Mihal Kokëdhima administronte lokalin pa norma në vendin e quajtur Porto Palermo në Himarë. Me datën 26 qershor 2017, oficerët të policisë gjyqësore të stacionit të policisë Himarë janë njoftuar se në afërsi të këtij lokali po kryhej një ndërtim pa leje.

Ata kanë konstatuar në anën veriore të lokalit ndërtimin e një muri me material guri me gjatë 11 m, gjerësi 50 cm dhe lartësi 70 cm. Në vendin ku po ndërtohej ky mur janë gjetur dy punëtorë që kanë deklaruar se janë punësuar nga ana e shtetasit Mihal Kokëdhima për ndërtimin e murit. Në vijim ata kanë shpjeguar se e kanë pyetur punëdhënësin nëse ka marrë leje për kryerjen e një ndërtimi të tillë dhe ai u kishte shpjeguar se nuk duhej të shqetësoheshin pasi kishte marrë leje.

Ata kanë rënë dakord në lidhje me pagesën që do të kryhej në fund të punës, por i pyetur rreth kësaj ngjarje Mihal Kokëdhima ka deklaruar se nuk ka marrë leje por murin po e ndërtonte për  të penguar kalimin e bagëtive.

Gjykata e Vlorës e ka dënuar Kokëdhimën me 8 muaj burg për këtë vepër penale por më pas e ka pezulluar dënimin e tij duke e lënë në liri me kusht për 18 muaj. Ky vendim është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME