Categories Lajme

Ekstradohet Gëzim Çela, narkotrafikanti shoqërohet me masa të rrepta sigurie (VIDEO)

Momenti i ekstradimit të Gëzim Çelës, narkotrafikanti shoqërohet me masa të rrepta sigurie. Pamjet i ka publikuar ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

I shumëkërkuari Gëzim Çela, u ekstradua i akuzuar si kreu i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i partneritetit të konkretizuar me shkëmbim intensiv informacionesh, nëpërmjet Interpol Tiranës, dhe me veprime operacionale të përbashkëta, mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, paraditen e sotme, u bë i mundur ekstradimi në vendin tonë, i shtetasit të shumëkërkuar Gëzim Çela, 56 vjeç, lindur në Fushë Kuqe, Kurbin.

Shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gëzim Çela u arrestua më 08.12.2023, në Ferizaj, Kosovë, si rezultat i operacionit të përbashkët të koduar “Fundi i trishtë”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Korrupsionin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ai akuzohet si kreu i një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në Europë.

Policia e Shtetit tha se do të vijojë intensivisht, punën dhe operacionet e përbashkëta, me partnerët në të gjithë botën, për të lokalizuar, kapur dhe finalizuar ekstradimet e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME