Categories Sport

FSHF humbi gjyqin me Autoritetin e Konkurencës, vendimi me abuzimet e Armand Dukës

Zbardhet vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë marrë më 21 shtator ku FSHF humbi gjyqin me Autoritetin e Konkurencës. Në maj të këtij viti Autoriteti i Konkurencës pas një hetimi që ka bërë në federatën e futbollit ka kapur këtë institucion në një sërë shkeljesh. Me këtë hetim dhe me gjetjet e Autoritetit të Konkurencës FSHF dhe Presidenti i saj Armand Duka nuk kanë qenë dakord dhe e kanë paditur Autoritetin e Konkurencës në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.

Autoriteti i Konkurencës në hetimin që ka bërë në institucionin e futbollit ka konstatuar pozitën dominuese të FSHF-së si entitet të cilit shteti i ka dhënë të drejtën e organizimit të veprimtarive futbollistike kombëtare e ndërkombëtare. Po ashtu shkelje janë gjetur edhe në aktivitetin ekonomik që zhvillon FSHF që ka të bëjë me shitjen e së drejtës televizive, shitjes së biletave të ndeshjeve të Kombëtares dhe sponsorizimet apo shpërndarjen e drejtë të fondeve të FIFA-s dhe UEFA-s.

Me të gjitha këto konstatime të Autoritetit të Konkurencës FSHF nuk ishte dakord dhe ngriti padi. Ndër të tjera në padi avokati i FSHF-së Julian Mërtiri theksonte se në gjetjet e Autoritetit të Konkurencës ka një mungesë të theksuar të arsyetimit të besueshmërisë ligjore dhe referenca tërësisht teorike duke shpjeguar me detaje çdo gjetje të Autoritetit. Nga ana tjetër pala e paditur pra Autoriteti i Konkurencës dhe Avokatura e Shtetit mbrojti pikë më pikë të gjitha shkeljet e gjetura gjatë auditimit në FSHF.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë bëri vlerësimin e saj për të gjitha gjetjet  dhe vendosi që të rrëzojë tërësisht  padinë e FSHF-së ndaj Autoritetit të Konkurencës si të pabazuar në ligj dhe prova.  Vendimin për të rrëzuar kërkesëpadinë e FSHF-së e ka dhënë gjyqtari Avni Sejdi dhe detyrohet FSHF që të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME