Categories Lajme

Neglizhenca, viktimàt e covid ende përcillen nga 500 veta, rasti i fundit vjen nga Peqini

Jo të pakta kanë qenë rastet kur familjarët nuk respektojnë protokollet e sigurisë anti-Covid duke u bërë kërcënim serioz për shpërthimin e vatrave të reja të virusit. Një neglizhencë serioze e rregullave të Komitetit Teknik të Ekspertëve është edhe përcjellja për në banesën e fundit të familjarëve ku kryhet në prani të shumë personave.

Rasti më i fundit vjen nga Peqini ku familjarët e dy viktimave që kanë ndërruar jetën në spitalet Covid, pas ekzaminimit mjeko-ligjor në morgun e Tiranës, kanë tërhequr trupat e pajetë dhe i kanë dërguar ata në shtëpitë e tyre për të kryer ceremonitë mortore.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për abcnews.al mësohet se dy viktimat që kanë humbur jetën nga Covid janë nga Peqini të moshës 82 dhe 74-vjeçare Dyshohet se në dy ceremonitë mortore në qytetin e Peqinit kanë marrë pjesë rreth 500 qytetarë. Nuk dihen ende detaje të tjera nga ky episod, që ka bërë të mos respektohet protokolli sigurisë së shëndetit i përcaktuar nga komiteti teknik i ekspertëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME