Categories Lajme

Gara, alkool e zhurmë, policia ndëshkon shoferët problematikë në Tiranë, pezullohen 111 leje drejtimi (VIDEO)

Policia e shtetit ka pezulluar 111 leje drejtimi në Tiranë, nga të cilat 33 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 42 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 36 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. Po ashtu janë vënë nën hetim , janë kapur në kushtet e flagrancës 26 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 17 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për trafikim të mjeteve motorike.  25 drejtues mjetesh janë vënë nën hetim për gara me shpejtesi, 6 prej të cilëve u është bllokuar automjeti, pasi dyshohet për ndërhyrje dhe modifikime në sistemin e zhurmëshkarkuesit.

Ndër të tjera policia e Shtetit njofton se përgjatë javës janë proceduar administrativisht 1 767 drejtues mjetesh, për qëndrim dhe pushim të mjeteve në kundërshtim me sinjalizimin rrugor. Si dhe janë vendosur 2 050 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, nga këto 289 masa si rezultat i raportimit të qytetarëve në Komisariatin Dixhital dhe 74 masa nga raportimet në numrin 112.

Kontrollet e shtuara janë fokusuar në drejtim të parkimeve të gabuara, sjelljeve në raport me sinjalizimin rrugor horizontal dhe vertikal, garave me shpejtësi, drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shpejtësisë mbi normat e lejuara etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME