Categories Lajme

Gjykata e Vlorës vendos masën e sigurisë për Mihal Kokëdhimën (Foto/Video)

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg për shtetasin Mihal Kokëdhima, i përfshirë në konfliktin me turistët spanjollë pak ditë më parë në porto palermo,në lokalin e tij. Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtare Esmerilda Habilaj, ndërsa prokuror i cështjes ka qënë Saimir Smaka, ndërsa 51 vjecari Kokëdhima ëhstë përfaqësuar nga avokatët Erion Besimaj dhe Kujtim Cakrani. Në nisje të seancës prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa Kokëdhima akuzohet për veprat penale ” Kanosja”, Dëmtime të tjera me dashje dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Përpara nisjes se seancës gjyqësore nuk ka munguar edhe një bisedë mes avokatit dhe Kokëdhimës. Kaq interes për mediat nuk ka marrë as cështja e Bin Landenit në SHBA- ka theksuar Kokëdhima. Avokati-Normale që cështja jote do të marrë ketë vemendje publike sepse ka folur dhe kryeministri. Unë e kam mik atë-thotë Kokëdhima. Më pas seanca ka vijuar me dyer të mbylluar, ndërsa pala mbrojtëse ka kërkuar masë sigurie më të lehtë, duke vendosur edhe garanci pasurore deri në 3 mijë euro ose si edhe ta përcaktojë gjykata. Nuk ka rrezikshmëri shoqërore dhe nuk ka asnjëherë që për shkatërrim prone të jepet arrest në burg -ka theksuar mbrojtja.

Ndërsa Kokëdhima është mbrojtur vetë duke theksuar- më morrën zvarrë me makinë. Kjo cështje, nuk e di si është nuk kam prekur njeri me dorë, ku janë faktet, që i preka me dorë. Unë nuk theva xhamin për ti dëmtuar por për tu mbajtur. Unë mora targën, telefonova policinë dhe u hodha në roskot, sepse donin të më shtypnin. Me rrëzuan në qeparo, nga makina si ka mundësi kështu. Më lini të punoj, kam dy fëmijë në shkollë, në gjermani- ka thekuar kokëdhima.

Gjithsesi gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg, duke lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë, ndërsa menjëherë pas seancës ka reaguar avokati mbrojtës Erion Besimaj, i cili ka quajtur të paligjshëm vendimin e gjykatës, ku sipas tij kjo është ndërhyrje e Edi Ramës, ndërsa ka theksuar se asgjë nuk ka ndodhur ashtu si flitet. Avokati ka theksuar se do të apelojnë vendimin për masën e sigurisë, ndërsa ka theksuar se ka pafitur edhe turistët spanjollë. Mihal Kokëdhima mbetet në burg pas përplasjes së pak ditëve më parë në porto palermo, ndërsa cështja tashmë do të alohet duke pritur vendimin e gjykatës së apelit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME