Categories Kulture

Guri i vjetër me mbishkrime historike zhvendoset në Muzeun Historik Kombëtar

Guri i vjetër me mbishkrime historike, i cili u zbulua rastësisht në Fan të Mirditës është vendosur në Muzeun Historik Kombëtar. Zhvendosja e piktogramit historike pranë Muzeut u bë me urdhër të ministres së Kulturës, Elva Margariti me qëllim ruajtjen, konservimin, studimin, dhe ekspozimin e tij.

Një grup ekspertësh, i përbërë nga përfaqësues të Institutit të Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri”, Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, Drejtorisë Rajonale të Kulturës, në Shkodër dhe Bashkisë së Mirditës, asistuan në zhvendosjen e këtij objekti, brenda të gjitha parametrave që kërkohet në raste të tilla. Zhvendosja u krye edhe në bashkëpunim me banorët e zonës, të cilët, me gjithë dëshirën për ta mbajtur këtë objekt të rrallë, në fshatin e tyre, pranuan që ai të vendoset në një vend më të sigurt.

Bazuar mbi raportet dhe relacionet e ekspertëve të institucioneve shtetërore të specializuara, për shkak të natyrës së rrallë dhe vlerave që përmban për trashëgiminë tonë, në mbështetje të legjislacionit në fuqi Për Trashëgiminë Kulturore, Këshilli Kombëtar i Restaurimit (KKR)dhe Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë (KKA) miratuan “Deklarimin e interesit kulturor për ‘Objektin e artit shkëmbor (piktograme historike)’, në përroin e Xhrisë, Fshati Xhuxhë, Njësia Administrative Fan, Bashkia Mirditë dhe zhvendosjen e tij pranë Muzeut Historik Kombëtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME