Categories Lajme

Mbroni fëmijët nga dielli!

Prindërit duhet të bëjnë kujdes me eksopozimin e fëmijëve në rrezet e diellit. Mjekët dermatologë ngrenë shqetësimin se një djegie e tyre gjatë fëmijërisë mund të jetë shkak për krijimin e kancereve të lëkurës gjatë rritjes. Rrezet e diellit, aq të nevojshmë për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, mund të sjellin dhe pasoja të rrezikshme për shëndetin, në rast të ekspozimit të tepërt. Mjekët këshillojnë prindërit që të ruajnë fëmijët nga dielli, pasi një djegie gjatë fëmijërisë, mund të sjellë shfaqjen e melanomave dhe kancerit të lëkurës gjatë rritjes.

Ermira Vasili: Duhet të ruhen patjetër jo vetëm me krem me faktor mbrojtës mbi 30 ndaj UVA dhe UVB. Mbrojtja të jetë ndaj dy spektereve të rrezatimit ultraviolet.

Dëmtime të tjera të rrezatimit ultraviolet janë nishanet, por ka dhe alergji nga rrezatimi diellor. Mjekët bëjnë apel së tepërmi edhe për personat që vuajnë nga sëmundja e rrallë e lëkurës e njohur si kserodermapigmentoza.

Ermira Vasili: Këta pacientë nuk janë të mbrojtur nga rrezatimi diellor dhe këta pacientë janë të predispozuar për të bërë kancera të vazhdueshme të lëkurës në pjesët e ekspozuara ndaj diellit. Të përdorin kremëra mbrojtës dhe të gjitha mjetet mbrojtëse që ata i dinë shumë mirë se marrin kontakt me mjekun dermatolog. Infeksionet bakteriale janë ato që favorizohen më tepër nga rrezet e diellit.

Ermira Vasili: Fillimisht këto fillojnë me një flluskë të vogël përreth gojës, pastaj flluska hapet në periferi duke krijuar plagë. Plagët mund të përhapen me shpejtësi dhe në pjesë të tjera të trupit. Nënat kur shikojnë flluska të tilla duhet ti drejtohen patjetër mjekut dermatolog. Specialistët thonë se çdo 30 minuta përpara ekspozimit në diell duhet përsëritur mbulimi me krem mbrojtës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME