Categories Lajme

I njohur si ‘Bebi’, deportohet 52-vjeçari shqiptar nga Franca, i dyshuar për trafik droge dhe grup kriminal

Një 52-vjeçar i dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të trafikut të drogës është ekstraduar nga Franca.

Shtetasi me iniciale F.Xh., i njohur me pseudonimin “Bebi”, dyshohet se është përfshirë në trafikun e heroinës, duke e transportuar mes Greqisë, Shqipërisë, pjesërisht edhe në Maqedoninë e Veriut.

Ndaj tij, më 19 korrik 2021, GJKKO, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

52-vjeçari, banues në Fier, dyshohet të jetë përfshirë në tri episode të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale, gjatë vitit 2016, dy prej të cilave kanë mbetur në tentativë.

Nga hetimet dhe veprimet e bashkërenduara midis autoriteteve gjyqësore shqiptare dhe atyre greke është bërë i mundur sekuestrimi i rreth 27 kg heroinë.

Njoftimi i policisë: 

Ekstradohet nga Franca drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar i akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Lyon, Francë, është ekstraduar nga Franca, shtetasi shqiptar F. Xh., 52 vjeç, banues në Fier.

Për këtë shtetas, GJKKO, me vendimin e datës 19.07.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, të organizuar në formën e grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se është përfshirë në trafikun e lëndës narkotike heroinë, duke e transportuar mes Greqisë, Shqipërisë, pjesërisht edhe në Maqedoninë e Veriut.

Nga hetimet me metoda speciale, ky shtetas dyshohet të jetë përfshirë në tri episode të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale, gjatë vitit 2016, dy prej të cilave kanë mbetur në tentativë.

Nga hetimet dhe veprimet e bashkërenduara midis autoriteteve gjyqësore shqiptare dhe atyre greke është bërë i mundur sekuestrimi i rreth 27 kg heroinë.

Shtetasi F. Xh., i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, kishte pseudonimin “Bebi”.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pengmarrja e biznesmenit në Tiranë, lihen në burg 3 autorët! Avokati: Sula u kishte 60 mijë euro borxh, e morën për t’u sqaruar

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” dy vëllezërit Jurgen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosën një person pas sherrit, kapen në arrati 2 të dyshuarit!

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gjin Ndojit, GJKKO miraton kërkesën e avokatëve të Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrovic për provat!

Në procesin gjyqësor ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe shtetasve Behar Bajroviç e Edmon Preka, të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama pritet në Romë nga kryeministrja Meloni!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali për një vizitë zyrtare në Romë me homologen Giorgia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nesër protesta e PD-së, policia njofton masat e sigurisë: Ja cilat rrugë do të bllokohen

Policia e Shtetit ka njoftuar masat e sigurisë në lidhje me protestën e ditës së…

LEXO ME SHUME