Categories Lajme

Ja 4 restorantet dhe dyqanet që u bllokuan në Shqipëri pasi tregtonin pa kushte

Katër subjekte janë “goditur” nga Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit, pasi kanë shkelur sigurinë ushqimore. Sipas njoftimi të shpërndarë nga AKU, thuhet se për shkeljet e konstatuara, subjektet kanë marrë gjobë në shumën 6.81 milionë lekë. Subjektet që janë gjetur në shkelje vepronin në Tiranë, Spille dhe në Lushnjë.

“AKU NDËRPRET AKTIVITETIN NË 4 SUBJEKTE, RESTORANTE DHE MAGAZINA USHQIMORE TË PALICENCUARA. KUNDRAVAJTJET NDËSHKOHEN ME 6.81 MILION LEKË

Drejtoritë Rajonale të AKU, qarku Tiranë dhe Fier ushtruan kontrolle në 4 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Magazinë ushqimor”, nga ku u konstatua: ushtrim aktiviteti i palicencuar, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP), si dhe veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit. Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative si në vijim: 11 masa administrative “Gjobë” me vlerë totale 6,810,000 lekë dhe “Ndërprerje aktiviteti” për 4 subjektet. Siguria ushqimore është sfida jonë e përbashkët!”-njofton AKU.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME