Categories Lajme

Ja kush janë 2 aùtorët e plagòsjes në Tiranë

Në pranga për plagosjen e Aleksandër Nikolli 27 vjeç dhe Xhulio Vellës 25 vjeç në kryeqytet ka rënë Fatjon Palushi, Daniel Manushi, dhe njëri prej të plagosurve Aleksandër Nikolli, ndërkohë që është shpallur në kërkim Islam Xhetani.

Ky i  fundit rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. I riu ka qenë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli pasi Gjykata e Matit, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale “Vrasje me dashje mbetur në tentative kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Në 2016 është bërë ekstradimi i tij nga Sofia/Bullgari, ku u bë i mundur arrestimi i  tij.

Jo më pak i  njohur rezulton Fatjon Palushi. Ai është arrestuar në operacionin e qershorit të Komisariatit nr. 2 për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ku u prangosën në total 12 të rinj të zonës së ish-Parkut të Autobusëve.

Palushi ishte pjesë e grupit që merrej me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”. Në këtë rast Palushi u la në ‘arrest shtëpie’.

Të arrestuarit për plagosjen në Tiranë janë me precedentë të mëparshëm penalë. Shkak i ngjarjes së djeshme dyshohet se ka qenë një sherr i momentit, duke mos u përjashtuar mundësia për çështje droge.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME