Categories Sport

Koha kur lojtari i ri i Barcës i thoshte Messit ”biri i k*rvës”

Postimet e vjetra në Twitter të transferimit të ri të Barcelonës, Junior Firpo janë bërë virale në internet. Barca nënshkroi me 22-vjeçarin ditë më parë, me tarifën e transferimit që mund të arrijë deri në 30 milionë euro. Por mbrojtësi i krahut të majtë, që nënshkroi kontratë pesë-vjeçare me katalanasit, mund të ndjehet në siklet kur të takohet me yllin argjentinas për shkak të disa postimeve të vjetra në Twitter,.

Ai kishte shkruajtur se mund t’ia thyente të dy këmbët fituesit të pesëfishtë të ‘Topit të Artë’, dhe shkoi deri në atë pikë sa e quajti 32-vjeçarin ”bir k*rve”. “Shoku im më i mirë në atë kohë ishte nga Barcelona dhe ishte tifoz i Messit sepse Leo është më i miri në botë, pa asnjë dyshim. Unë i thashë atij të thotë gjëra të shëmtuara për Messin në Twitter”, ka thënë Firpo.

“Kjo është e gjitha, gjëra të fëmijëve. Janë gjëra që i bën kur mendon se askush nuk të njeh dhe kur ti nuk mund të mendosh për ndikimin që mund ta kesh pas disa viteve. Unë duhet të kërkoj falje për këtë gjë”. “Unë nuk kam asnjë dyshim se Messi është më i miri i të gjitha kohëve. Gjithmonë e them këtë kur flas për Topin e Artë: duhet t’ia japin atë Messit dhe ta krijojnë një çmim tjetër për të vdekshmit për ta parë kush ma i miri pas Messit”, shpjegoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME