Categories Lajme

Kreditë e buta për të gjithë qytetarët, Ruseti: Financimi nga buxheti i shtetit

Kreditë e buta për këtë vit do të jepen nga buxheti i shtetit dhe thirrja për aplikim pritet të bëhet nga qeveria. Lajmin e bëri të ditur nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora.

Sipas Rusetit thirrja nuk do të jetë vëtëm për ata që jetojnë në Tiranë, por për të gjithë qytetarët.

Anisa Ruseti, nënkryetare e bashkisë Tiranë: Ne kemi përmbyllur dhënien e 1000 kredive, kryesisht për çiftet e reja dhe familjet e reja. Ndërkohë jemi duke diskutuar me qeverinë për ta rihapur këtë si program. Ndryshe nga hera e parë që ka qenë e financuar totalisht nga bashkia Tiranë me fondet e saj, kësaj radhe do të jetë qeveria, e cila do të hapë një thirrje jo vetëm për bashkinë Tiranë, por për gjithë qytetarët. 

Nënkryetarja e bashkisë tha se për rastin e Tiranës kriteret do të jenë të njëjta. Prioritet do të kenë çiftet dhe familjet e reja.

Anisa Ruseti, nënkryetare e bashkisë Tiranë: Në rastin tonë unë besoj se do të shkojë me të njëjtat kritere dhe me të njëjtat kategori përfituesish, duke qenë se kërkesat që ne kemi më shumë dhe mundësia që është më e madhe për të paguar kredinë vjen nga çiftet dhe familjet e reja.

Nuk ka asnjë datë tha Ruseti, ndërsa theksoi se presin “OK” e qeverisë për t’i njoftuar qytetarët.

Anisa Ruseti, nënkryetare e bashkisë Tiranë: Ndryshe nga herët e kaluara kur ka qenë e buxhetuar nga bashkia dhe programi ka qenë nga ne dhe ne mund të jepnim data fikse kësaj radhe vjen nga buxheti i shtetit. Kështu që duhet të jemi në pritje për dhënien OK nga qeveria dhe në momentin e parë që do kemi këtë konfirmim nga ministria përkatëse do të njoftojmë qytetarët bashkë me listën e dokumenteve që duhet të plotësojnë për këtë program.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas, përplasen 2 makina, një person i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas. Bëhet me dije se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nuk ishte kryer në përputhje me ligjin, lirohet nga burgu kryeinspektori i IMT-së së Himarës

Kryeinspektori i IMT së Himarës, Dorian Hoxha është lënë i lirë nga Gjykata e Vlorës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëmat e “Titit’/ U plagos gjatë përplasjes me policinë greke, detaje të reja nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

Emri i Alesio Xhelo i ashtuquajtur ‘Titi’ ka qenë prej vitesh i lidhur me disa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefona, alkool dhe drogë, sërish kontrolle në qelitë e të dënuarve në burgun e Fierit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë se vijojnë kontrollet në burgun e Fierit. Me anë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Futet me gomone mes plazhit në Dhërmi, policia e ndëshkon me 500 mijë lekë gjobë dhe i bllokon mjetin

Një drejtues gomoneje është ndëshkuar me 500 mijë lekë gjobë, pasi hyri pranë bregut në…

LEXO ME SHUME