Categories Kulture

Kur xhirohej filmi “Komisari i Dritës”

Çlirimi e gjeti Shqipërinë në padije dhe injorancë. Mbi 85 e popullsisë ishte analfabete. Luftëtari i brigadave partizane, Dritan Shkaba, ngarkohet me detyrë që të hapë shkolla në fshatrat e Mirditës krahinë malore në Shqipërinë e veriut.

Mësuesi i ri duhet që krahas penës të shtrëngojë fort dhe pushkën. Rreth e rrotull veprojnë banda të armatosura të reaksionit, të cilat bëjnë gjithë përpjekjet për të penguar reformën arsimore në luftë kundër analfabetizmit.

“Komisari” është një film fetar me dy atmosfera: kundër zotave dhe korruptimit të klerikut dhe pro besimit tek feja e re. Viti 1966 nuk është as zbritja e djallit komunist në tokën shqiptare dhe as perëndimi i zotave apo i çdo metafizike. Është rilindja e një feje të re, më të emancipuar, më revolucionare, më praktike dhe unifikuese.

Kjo është historia e filmit “Komisari i Dritës”, prodhuar më 1966 nën regjinë e Dhimitër Anagnostit dhe Viktor Gjikës. Me skenar të Llazar Siliqit ky ka qenë një ndër filmat më të ndjekur të atyre viteve. Në rolin kryesor të Dritan Shkabës interpretonte Rikard Ljarja ndërsa në rolin e Rudinës Roza Anagnosti.

Në role të tjera interpretojnë Ndrek Luca, Ndrek Prela, Mihal Stefa, Reshat Arbana, Viktor Zhusti, Sulejman Dibra, Murat Basha etj. Sulejman Dibra i cili u nda nga jeta pak kohë më parë, interpretonte partizanin e plagosur në shtëpinë e Dodës gjatë luftës.

Ky film i dedikohet heroit të popullit Ndrec Ndue Gjokës dhe të gjithë komisarëve të dritës së dijës, që sakrifikuan edhe jetën në zhdukjen e analfabetizmit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME