Categories Lajme

Mafia shqiptare kontrollon tregun e kokainës, media angleze: Policia britanike e ajo shqiptare, bashkë me SPAK kundër bandave kriminale!

Forcat e policisë në Yorkshire në Britani janë bërë bashkë me policët ballkanikë për të luftuar bandat kriminale shqiptare.

Partneriteti i quajtur Ekipi i Përbashkët Hetimor dhe i përbërë nga oficerë të Policisë së Yorkshire të Jugut dhe Ekipi i Krimeve të Rënda do të punojnë se bashku me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit të Shqipërisë.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është goditja e krimit të organizuar.

Media angleze ndërsa citon autoritetet shton se policia ka deklaruar se partneriteti ka dhënë suksesin e tij pasi bashkëpunimi i dy agjencive çoi para drejtësisë dy kriminelë që mbajtën robër dy viktima në Sheffield.

Bëhet fjalë për 39-vjeçarin lituanez Valdemaras Kasinskas dhe 27-vjeçarin shqiptar Andi Alushi.foto galeri

Bandat shqiptare dhe bandat lituaneze kanë fituar terren dhe mafia shqiptare tashmë e ekspozuar kontrollon tregun e kokainës në Britani.

Mirror shkruan se shifrat arrijnë deri në 5 mld paund  dhe se në Yorkshire bandat shqiptare janë të përfshirë edhe në trafikimin e kanabisit. Ndërkohë autoritetet kanë bërë me dije se do të synojnë bandat që dalin nga Shqipëria dhe Lituania.

“Mbështetja e Eurojust-it ishte vërtet e çmueshme për hetimin tonë ne ishim në gjendje të udhëtonim në Lituani dhe Shqipëri për të kryer hetime thelbësore. Me koordinimin e tyre, ne mundëm të krijonim EPH-në e parë në Mbretërinë e Bashkuar me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit të Shqipërisë”, shkruhet më tej në artikull

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME