Categories Lajme

Masat/ Laborator droge në Lezhë, Gjykata lë në burg babë e bir

Tre personat e arrestuar për laboratorin e drogës të zbuluar brenda një godine katërkatëshe përgjatë aksit rrugor Lezhë–Milot janë njohur me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth 60 minuta. Gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin e shtetasve A.Gjergji, 57 vjeç, dhe A,Gjergji, 22 vjeç, babë e bir, të dyshuar si autorë të kësaj veprimtarie kriminale, duke caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ndërsa për punonjësin e OSHEE-së, Gj. Doda, u vendos masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Laboratori i drogës u zbulua mbrëmjen e së hënës. Gjatë kontrollit të ushtruar në katin e dytë të objektit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 8.8 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis të tharë, 1064 bimë kanabisi, 960 fidanë të mbjellë në kubikë, 850 fara kanabisi, 106 llamba me transformator për kultivimin e bimëve narkotike, një armë zjarri automatike me dy krehra fishekësh, një pistoletë sportive me fishekë, një automjet dhe katër aparate celularë.

Po ashtu, nga kontrolli në banesat e të arrestuarve u sekuestruan 180 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një pistoletë me mulli, një armë zjarri pushkë dhe një armë sportive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME