Categories Sport

Mbappe qartëson të ardhmen te PSG: Me 100% do të qëndroj në dimër

Kylian Mbappe nuk do të largohet nga PSG në merkaton e dimrit. Sulmuesi francez ka qartësuar të ardhmen e tij në një intervistë të dhënë së fundmi për CNN.

“Më pyesni nëse do të largohem nga PSG? Sigurisht që nuk do të ndodhë në janar. Me 100% do të përfundoj këtë sezon me skuadrën time aktuale. Do të jap gjithçka për të fituar Champions League, kampionatin dhe Kupën, dhe për t’ju dhënë kënaqësi tifozëve pasi e meritojnë. Kam qenë i ndershëm. Qëndrimi te PSG? Kam bërë atë që kisha në zemër dhe jam i lumtur që qëndrova. Ky është dhe qyteti im. Në Paris kam lindur dhe jam rritur. Tani dua të fitoj gjithçka këtë sezon.

Të luash për PSG është një ndjesi e jashtëzakonshme, pasi luan me familjen dhe miqtë që ke në krah. Është një kënaqësi e madhe kur ju them miqve se luaj me Messin. Do të argëtohemi duke e parë në Paris. Ky është një moment fantastik në historinë e futbollit.

E vetmja gjë që kam ndër mend është ta mund Realin në shkurt dhe në mars. Duhet të jemi gati pasi është momenti. Është pjesa më e rëndësishme e sezonit. Sigurisht, tani duhet të bëjmë hopin cilësor. U bënë dy vjet që shkojnë në finale, dhe në gjysmëfinale, por tani duam trofeun. Gjithsesi nuk jam penduar që thashë verën e kaluar se doja të shkoja te Reali. U tregova i sinqertë dhe thashë atë që ndieja në atë moment”, deklaroi Mbapppe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME