Categories Lajme

Mbyllet “G-7”, Trump e Macron flasin për unitet

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai francez Emanuel Macron thanë se në takimin e Grupit G-7 në Francë kishte pasur unitet, megjithë mosmarrëveshjet që u manifestuan gjatë takimt që i mbizotëruan nga çështjet e tregëtisë, programi bërthamor i Iranit dhe zjarret që kanë përfshirë Amazonën. Ata folën në një konferencë shtypi në mbyllje të takimit.

Presidenti Trump foli për “një unitet të jashtëzakonshëm”, ndërsa zoti Macron tha se të gjitha palët “kanë arritur të gjejnë pika takimi”.

Presidenti francez tha se shpresonte që të ketë një takim mes Presidentit Trump dhe atij iranian, Hasan Rouhani në javët e ardhshme.

“Ne jemi në një mendje që Irani duhet të respektojë detyrimet e veta bërthamore dhe të ketë një sjellje të përgjegjshme në Gji dhe të punojmë së bashku”. Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore dhe gjendja atje nuk duhet të dëmtojë stabilitetin e rajonit”, tha zoti Macron.

Presidenti Trump nuk konfirmoi nëse do të ketë një takim së shpejti por tha se nëse Irani ndryshon qëndrim që takim ishte i mundur.

“Ne nuk po kërkojnë ndryshim të udhëheqjes (në Iran). Një gjë e tillë nuk ka funskionuar. Ne duam që të mos kenë armë bërthamore. Dhe mund ta arrijmë në një kohë të shkurtër. Dhe vërtet besoj se Irani mund të bëhet përsëri një vend madhështor. Do të doja që kjo të ndodhte. Por nuk duhet të kenë armë bërthamore.”

Zoti Trump hodhi poshtë më herët zërat për tensione të mundshme mes tij dhe presidentit francez Emmanuel Macron, pasi udhëheqësi francez u takua të dielën me ministrin e jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.

Ai tha se i kishte dhënë zotit Macron miratimin për ardhjen e zotit Zarif, por në konferencë për shtyp presidenti francez tha vetëm se e kishte informuar zotin Trump.

Presidenti Trump shprehu optimizëm para gazetarëve edhe për marrëveshje të mundshme tregëtare me Kinën, megjithëse kritikoi praktikat tregëtare të Kinës.

“Ndoshta duan ose ndoshta nuk duan një marrëveshje por unë mendoj se duan të arrijnë një marrëveshje. Nuk besoj se kanë rrugë tjetër. Dhe nuk e them këtë si kërcënim. Por nuk kanë alternativë”.

Udhëheqësit e G-7-ës kanë shprehur shqetësime për shkallëzimin e luftës tregëtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Zoti Macron tha se shpreson që udhëheqësit të tërhiqen nga një luftë tregëtare.

Më herë të hënë, presidenti Trump tha se Kina kishte kontaktuar zyrtarët amerikanë të tregëtisë, duke u bërë thirrje të ktheheshin në tryezën e negociatave.

“Do të fillojmë bisedime shumë serioze. Të shohim se si do të shkojë”, tha zoti Trump./Voa /

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër,”Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, procedohet 29 vjeçari

PKK Bllatë, Dibër, Policia Kufitare Bllatë në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë intensifikuar kontrollet për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dje grabiti makinën e çiftit italian në Vlorë, arrestohet 35 vjeçari në Vlorë! Sapo ishte liruar nga burgu falë Amnistisë Penale

Pasi e kanë ndjekur gjatë gjithë ditës autori i dyshuar ka vërejtur së po e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përzgjedhja e delegatëve për Kongresin e ri të Partisë Socialiste, voton Rama

Kryeministri Edi Rama ka votuar për përzgjedhjen e delegatëve për Kongresin e ri të Partisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përshtasnin lokalin për të luajtur lojëra fati, 3 të proceduar. Njëri shpallet në kërkim

Policia e Fierit njofton se në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” ka goditur disa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr i fortë në shtëpi, 33-vjeçari shqiptar goditet me thikë në gjoks

Itali – Dy vëllezër shqiptarë të moshës 40 dhe 32 vjeç u arrestuan në Sorbolo…

LEXO ME SHUME