Categories Politike

Meta ndryshon qëndrimin e tij për korrigjimin e kufijve

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka ndryshuar qëndrimin e tij në lidhje me arritjen e një zgjidhje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, që nënkupton sjelljen e paqes dhe stabilitetit mes dy vendeve, transmeton Gazeta Metro.

Meta i cili kishte dalur kundër marrëveshjes fillimisht, tani ka ndryshuar mendimin e tij dhe po e mbështet çfarëdo zgjidhje që del nga bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, kështu ai tani po i bashkangjitet kryeministrit Rama për përkrahjen e Kosovës në zgjidhjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Presidenti i Shqipërisë këtë e deklaroi gjatë natës së mbrëmshme në emisionin “A Show”, duke deklaruar se është gati të pranojë një marrëveshje Kosovë-Serbi, që sipas tij “arrihet me konsensusin e klasës politike në Kosovë e në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Meta ka porositur palën kosovare se ka përkrahjen e Shqipërisë në këto bisedime me palën serbe, po ashtu ai ka kërkuar nga BE’ja që të largojë izolimin që po i bën shtetit të Kosovës dhe të bëjë liberalizimin e vizave, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se presidenti i Shqipërisë, ishte në kulmin e kritikave para disa muajsh ndaj procesit të bisedimeve me Serbinë, duke dhënë deklarata të kundërta me kryeministrin Rama, por duket se pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, raportet janë zbutur dhe përkrahja ndaj bisedimeve Prishtinë-Beograd deri në arritjen e një marrëveshje po mbështet fuqishëm nga ky i fundit../gazetametro.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME