Categories Lajme

Mjekja: Vaksina e fruthit nuk shkakton autizëm, fëmijët duhet të vaksinohen

Me ardhjen e shatorit, fillon dhe regjistrimi në çerdhe, kopshte e shkolla të fëmijëve. Por për tu regjistruar, prindërit duhet të paraqesin dhe kartelën e vaksinave apo vërtetimin e vaksinave, pasi në të kundërt nuk do të kenë mundësi që të regjistrojnë fëmijën e tyre. Kjo situatë vjen pasi një numër i madh prindërish refuzojnë të vaksinojnë fëmijet, ku problemi më i madh haset tek vaksina e fruthit. Prindërit janë të friksuar se është pikërisht kjo vaksinë që shkakton autizmin tek fëmijët.

Por sipas mjekes konsultore Amarilda Alushaj, vaksina e fruthit nuk shkakton autizmin. Megjithatë mjekja sqaron për Report TV, se prej kësaj frike, është ulur numri i prindërve që vaksinojnë fëmijët e tyre në moshën 1-vjeçare. Prindërit hezitojnë që të vaksinojnë fëmijet në moshën 1-vjeçare. Bëhet fjalë për vaksinën e fruthit, për të cilën prindërit frikësohen se është shkaktare për autizmin. Kjo frikë ka sjellë uljen e numrit të vaksinimit të fëmijëve, në një kohë kur çerdhet e kopshtet nuk pranojnë fëmijë të pa vaksinuar. “Është ulur, megjithatë kjo ka zgjatur në kohë është një periudhë e gjatë që prindërit i tremben vaksinës së fruthit dhe hezitojnë ta kryejnë vaksinën e fruthit. Ideja që nuk duhet bërë vaksina e moshës 1-vjecare sepse e para fare frika më e madhe është sepse shkakton autizmin, që në fakt nuk është aspak e vërtetë, një pjesë shumë e mirë vijnë vaksinohen dhe nuk kanë pasur asnje efekt si autizmi psh nga vaksina”.Efekte të tjera mund të ketë, ndonjë temperaturë të vogël, ndonjë shenjë që mund të japë vaksina efekt anësor, por autizmi jo”, u shpreh mjekja Alushaj.

Prindërit nga informacionet që marrin si nga rrjetet sociale ashtu dhe nga miqtë apo të afërmit e tyre, hezitojnë që të dërgojnë fëmijet për tu vaksinuar, pavarësisht rreziqeve që ky veprim sjell si për fëmijen ashtu dhe për komunitetin. Në fillim të vitit u evidentuan disa raste me fruth si tek fëmijët ashtu dhe tek të rritur, të cilët nuk ishin vaksinuar. Situata tashmë është normalizuar por mjekët bëjnë thirrje që fëmijët të vaksinohen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME