Categories Lajme

“Mund të kenë dalë vetëm nga AKSHI,” Progni: Veç pagave, kanë rrjedhur të dhëna të tjera

Pagat, kartat e identiteti dhe të dhëna të tjera të mijëra qytetarëve janë bërë publike pasi një file në Exel nisi të qarkullojë ditën e sotme. Sipas  inxhinierit të IT, Gent Progni sistemi i grumbullimit të të dhënave në Shqipëri është i centralizuar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Sipas tij, institucione të tjera sa ministria e Financave apo Drejtoria e Tatimeve kanë akses në këto të dhëna, por sipas të dhënës që kërkojnë në moment, jo të databazës në total.

“Centralizimi i sistemit nga AKSH është deri në nivelin e punësimit të IT, pra duhet ta certifikojnë ata. Serverat janë të centralizuar në AKSH.”

Rrjedhimisht, sipas Prognit, i vetmi institucion që mund t’i mbledhë dhe të eksportojë një sasi të tillë të dhënash është AKSHI.  “Është më shumë problem social, psikologjik sepse janë të dhëna sensitive pagat. Sektore të ndryshme kanë paga të ndryshme.

Mund të sjellë problem mes konkurrencës dhe mes punonjësve.” Po ashtu, inxhinieri i IT tregon se në të dyja rastet: edhe nëse do të kishte “data breach” nga jashtë apo nëse dikush i brendshëm do të përpiqej të eksportonte një sasi të tillë informacioni, AKSHI do të njoftohej automatikisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME