Categories Lajme

Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare këngëtari i “Il Divo”, Carlos Marin

Lajm i trishtë për botën e muzikës! Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare për shkak të Covid këngëtari i njohur spanjoll Carlos Marin, pjesë e grupit “Il Divo”. Ai u infektua më datë 7 dhjetor dhe u vendos në intubim dhe kujdes intensiv, por nuk arriti dot t’ia dilte mbanë.

Duke konfirmuar vdekjen e tij në Twitter, grupi tha: “Me zemër të thyer po ju bëjmë me dije se miku dhe partneri ynë, Carlos Marin, ka ndërruar jetë. Ai do t’i mungojë miqve, familjes dhe fansave të tij. Nuk do të ketë kurrë një zë apo shpirt tjetër si Carlos. Për 17 vite ne të katër kemi qenë së bashku në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm të Il Divo-s dhe do të na mungojë miku ynë i dashur. Shpresojmë dhe lutemi që shpirti i tij i bukur të prehet në paqe”.

Marin u bë pjesë e “Il Divo” që nga fillimi i tij në 2003, dhe grupi ka shitur më shumë se 30 milionë kopje të albumeve të tyre në mbarë botën. Grupi gjithashtu konsiderohen si pionierët e popit operistik, ose ‘popera’, dhe koncertet e tyre live kanë shitur më shumë se dy milionë bileta në mbarë botën. Hitet e tyre përfshinin Regresa a Mi (Unbreak My Heart), The Time Of Our Lives dhe I Believe In You, një duet me Celine Dion, si dhe një version të “Hello” të Adele. Ata shitën më shumë se 30 milionë disqe dhe kishin 160 disqe ari dhe platini në më shumë se 33 vende, tha uebfaqja e grupit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME