Categories Sport

“Neymar ka fituar gjithçka, por shpesh sillet si fëmijë”

“Neymar, ndonjëherë bëhet fëminor. Është shumë i ndjeshëm për atë që ndodh rreth tij dhe ndaj kritikave”, këto janë fjalët e Dani Alves, ish-mbrojtësit të Barcelonës, Juventusit dhe PSG-së, shok skuadre me O’Ney te “Seleçao”. Në një intervistë televizive, mbrojtësi brazilian ka “zbërthyer” kontradiktat në karakterin e Neymarit. Nga njëra anë i tërheq veshin, nga ana tjetër i del në mbrojtje si një vëlla i madh.

“Përpiqem gjithmonë ta këshilloj Neymarin. I them se ka përgjegjësi të mëdha përballë të rinjve dhe ndaj atyre që ndjekin botë n e futbollit. Ai e di se çfarë mendoj për të. Ai ka përgjegjësi në këtë kuptim dhe duhet të mbajë një qëndrim të caktuar. Je një fëmijë apo jo? No, je një burrë”, u shpreh Alves.Alves shpjegon më tej se Neymar ka fituar gjithçka dhe për këtë duhet të respektohet.

“Shpesh sillet si kalama, por njerëzit duhet ta respektojnë. Edhe kur është me përfaqësuesen, njerëzit nuk e respektojnë, por duhet ta bëjnë. Neymar ka përvojë të mjaftueshme për të thënë atë që do, ka fituar gjithçka, ndërsa ata që flasin, jo”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME