Categories Lajme

Nga themelet e pallatit del ujë deti tek Mali i Robit, avokati jep alarmin…

Avokati Idajet Beqiri ka dhene alarmin publik se nga themelet e nje pallati ne zonen e Malit te Robit del uje deti dhe kjo po rrezikon krejt godinen dhe banoret qe jetojne aty. Postimi i avokatit ne faqen e tij ne rrjetet sociale: ALARM! KËRKOHET NDIHMË NGA EMERGJENCA CIVILE! Në Malin e Robit, përballë Kompleksit Turistik “Prestige”, ndodhet Pallati 7 kate i banimit “KASTRATI”. Në themelet e këtij Pallati buron një sasi e pazakontë ujë, e cila thuhet se vjen nga deti. Për heqjen e përditshme të këtij ujë është vendosur një pompë e cila punonte 24 orë për 24 orë çdo ditë për të nxjerrë këtë sasi të madhe ujë.

Ka afro një muaj që kjo pompë është djegur dhe themelet dhe garazhet e Pallatit janë mbytur nga ujë. Niveli rritet me shpejtësi dhe po mbrrinë në sistemin elektrik, duke rrezikuar jetën e banorëve të Pallatit. Kjo sasi e madhe ujë i kripur rrezikon shëmbjen e gjithë Pallatit. Videoja dhe fotot flasin shumë më mirë se njëmijë fjalë.
Po japim “ALARMIN” për ndihmë nga EMERGJENCA CIVILE; nga BASHKIA KAVAJË; Nga POLICIA E SHTETIT, NGA ZJARRFIKËSIT… me qëllim që të evakuohen së paku banorët dhe fëmijët e Pallatit, të cilëve u rrezikohet seriozisht jeta!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME