Categories Lajme

Njoftim për të gjithë emigrantët që vijnë nga Italia

Zyra e Oficerit të Kontaktit të Policisë së Shtetit pranë Konsullatës së Përgjithshme në Bari i ka bërë thirrje të gjithë udhëtarëve që të mos bien pre e personave që përpiqen të shesin polica sigurimi në portin e Barit. Ajo njofton se nuk ka asnjë punonjës shteti shqiptar që ofron shërbime konsullore pasi ato ofrohen vetëm në Konsullatën e Përgjithshme në Bari.

“Zyra e Oficerit të Kontaktit të Policisë së Shtetit pranë Konsullatës së Përgjithshme në Bari njofton të gjithë udhëtarët që lëvizin me automjete nga Bari për Durrës të mos bien prehë e mashtrimeve të personave të paligjshëm të cilët përpiqen t’ju shesin polica sigurimi në portin e Barit. Këto siguracione të përpiluara me dorë janë falso dhe nuk ju mbulojnë sipas ligjit në Republikën e Shqipërisë.

Nuk ka asnjë person të autorizuar në portin e Barit që shet siguracione. Nëse automjeti juaj është i pajisur me siguracion që nuk mbulon Shqipërinë, atëherë duhet të prisni policën përkatëse vetëm pasi keni mbërritur në portin e Durrësit ku janë edhe agjencitë përkatëse të sigurimeve. Kujtojmë edhe njëherë qytetarët, se nuk ka asnjë person të autorizuar apo punonjës të shtetit shqiptar në portin e Barit që ofron shërbime konsullore. Shërbimet konsullore ofrohen vetëm në Konsullatën e Përgjithshme në Bari në adresën: Via Pasquale Villari, n. 50”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME