Categories Lajme

Nuk ka punonjës për furrat, në Berat paralajmërohet shtrenjtimi i bukës; Shoqata: Për të mbajtur punëtorët pagat janë rritur 80%

Mungesa e fuqisë punëtore po shton kostot edhe te prodhuesit e bukës.

Prej muajit shtator të vitit të kaluar, për shkak të mungesës së punëtorëve shumë furra buke në vend janë detyruar të rrisin pagat deri në 80%, me qëllim mbajtjen e profesionistëve. Shtimet e pagave kanë vështirësuar gjendjen te disa furra buke, të cilat kanë njoftuar për rritjet e para të çmimeve të bukës.

Në Berat një furrë buke ka lajmëruar se nga 1 prilli çmimet e bukës do të rriten nga 10 deri 20 lekë, për shkak të rritjes së pagave dhe vështirësive së gjetjes së punonjësve.

Kryetari i shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave Gëzim Peshkopia tha për Monitor se rritja e çmimeve është individuale, ndërsa shtoi se nuk ka shtrenjtim të bukës masive në të gjithë tregun.

Peshkopia gjithashtu nënvizoi se mungesa e fuqisë punëtore, veçanërisht në rrethe është prezente edhe për prodhuesit e bukës.

Sipas tij për të mbajtur fuqinë aktuale të punëtorëve, furrat e bukës në shkallë vendi prej muajit shtator të vitit të kaluar në mënyrë të herëpashershme kanë rritur pagat e punonjësve. Drejtuesi i shoqatës thekson se prej vitit të kaluar pagat janë rritur 20 deri 80%.

“Për shkak të largimeve të popullatës për të mbajtur pozicionet e profesionistëve furrat e bukës kanë rritur pagat e punonjësve duke i çuar në nivelin mbi 50,000 lekë në muaj . Rrogat për shitëset dhe furrtarët janë rritur 20 deri 50%.

Për pozicionin e furrxhiut që është punëtori më kyç, pagat variojnë nga 60 mijë lekë deri në 100 mijë lekë në muaj. Rritja më e lartë ka qenë për punonjëset e pastrimit në nivelin 70 deri 80%, pasi është shumë e vështirë të gjesh punonjëse pastrimi”, pohoi z. Peshkopia.

Aktualisht çmimi i bukës masive është 100 lekë. Për periudhën 2021-2022 çmimi i bukës masive u rrit 3 herë radhazi me një rritje totale prej 71,4%. Shtrenjtimi i parë nisi në muajin shtator 2021, ku çmimi i bukës masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë (rritja 14%).

Në mesin e muajit mars 2022 çmimi i bukës shënoi sërish rritje duke arritur në 100 lekë (rritja 25%). Ndërsa në disa rrethe, si Korça, Pogradeci, Gjirokastra apo Saranda për shkak të shtrenjtimit të kostove të transportit të miellit nga karburanti çmimi i bukës arriti në 120 lekë. /Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U hodh në lum për të shpëtuar dy fëmijë, Greqia do t’i japë nënshtetësi shqiptarit Levian Gogan

Një shprehje popullore e jona është “bëj mirë, gjen keq”, por duket se se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi 5 këmbësorë me “Audi”, 39-vjeçari arrestohet pas arratisjes nga vendi i ngjarjes

Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë pasi shkaktoi një aksident duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Vlorës në gatishmëri për një sezon veror sa më të sigurt : Monitorim me kamera 24/7 në të gjitha rrugët turistike!

Policia e Vlorës në gatishmëri të plotë: Monitorim 24/7 në të gjitha rrugët turistike! Për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Me armë dhe drogë, dy të arrestuar në Tiranë

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet makina në Bulqizë, shpëton shoferi dhe pasagjerët

Një ngjarje është shënuar dje në aksin rrugor të rrugës së Arbrit, Qafë e Buallit-Pishat…

LEXO ME SHUME