Categories Lajme

Orëndreqëse prej 53 vitesh, Liljana në Vlorë : Të rinjtë nuk kanë interes të mësojnë këtë zanat

Është 73 vjeç, por nuk ka dalë në pension, që prej moshës 17 vjeç punon si orëndreqëse. Liljana Gjergji hap çdo ditë dyqani rreth orës 9.

Është e vetmja orëndreqëse profesioniste grua në Vlorë dhe është mirë me shëndet.

“Paradite punoj nja 4 orë, pasdite punoj prapë 3 orë. 7 orë në ditë vij në punë. Sytë i kam të fortë, bëj orë mekanike. Kjo është gjermane e 1964 e pastrova dhe riparova. Është orë e vjetër shumë. Bëra kurs dy vjet dhe pastaj hodha kategorinë, mora të parën, pas 4 vjetësh mora kategorinë e dytë. Kam vazhduar njëherë në 4 vjet merrja kategoritë, deri në vitin 1991 që kaluam privat. Kam vazhduar dhe nuk e kam lënë punën asnjëherë”, ka thënë ajo.

Mjetet e vjetra të punës i ka mirëmbajtur dhe pak besim ka tek ato që prodhohen në kohët e sotme.

“Të asaj kohe janë që nga lentja, dhe çelsi që hapa shagaji, që kur ishim të lidhur me kinën, kalibri i Korçës. Këto janë të gjitha veglat e para, të rralla janë ato vegla që kam marrë tani”, shprehet orëndreqësja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME