Categories Lajme

Pa i fundit Hekuran Billën, ortaku: Ditën që u vra takoi një bionde, s’e njihja

Elton Puci, ish-ortaku i 40-vjeçarit Hekuran Billa që u vra më 12 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë ishte dhe personi i fundit që e takoi viktimën. Në dëshminë e dhënë e të publikuar nga emisioni “Në shënjestër”, Puci ka treguar se ditën e vrasjes ka shkuar në qytetin e Durrësit bashkë me Billën. Ai ka rrëfyer se fillimisht kanë shkuar në Krujë ku kanë takuar avokatin e Billës, Aldo Tabaku, i cili sot ndodhet pas hekurave.

Më pas, bashkë me një shok tjetër të cilin ai e identifikon si Klinton Terziu, kanë shkuar në Durrës për të marrë një automjet. Puci shton se ka marrë tre valixhe e më pas ka shkuar në afërsi të Urës së Dajlanit ku ka parë Billën me një vajzë bionde të cilën thotë se nuk e njihte. Rreth orës 21:00 janë nisre drejt Tiranës dhe vetëm pak minuta pasi janë ndarë, vëllai i Hekuran Billës e ka telefonuar dhe i ka dhënë lajmin e atentatit.

“Rreth orës 08:00, kam komunikuar në telefon me Hekuran Billën dhe e lamë të takoheshim tek Kthesa e Kamzës pasi do iknim në Krujë sepse ai donte të merrte një vërtetim në Gjykatë që ishte me detyrim paraqitje. Pasi jemi takuar, u nisëm në drejtim të Krujës me automjetin e Hekuranit, një ‘BMë X6’, me ngjyrë të bardhë, me targa angleze. Diku rreth orës 09:30 kemi arritur në Krujë dhe aty takuam vëllain e avokatit të Hekuranit, i cili quhet Aldo Tabaku.

Të tre u ulëm në një lokal. Aty erdhi dhe avokati Aldo i cili i dha vërtetimin Hekuranit. Diku rreth një orë pasi ishim ulur, në tavolinë erdhi dhe një djalë rreth 32-33 vjeç, i cili quhej Redi dhe mesa di unë ka qenë në burg me Hekuranin. Rreth orës 11:00, u ngritëm dhe u nisëm për në Tiranë. Rreth orës 12:00 mbërritëm tek ‘Casa Italia’ dhe aty u ndamë. 

Rreth orës 14:00 kemi dalë sërish dhe jam takuar me shokun e tij që quhet Klinton Terziu dhe jemi nisur së bashku në drejtim të Durrësit pasi kisha për të marrë një automjet në portin e Durrësit, të cilin e kishte porositur Hekurani për kompaninë e tij. Rreth orës 15:00 kemi arritur në Port dhe kemi filluar procedurat e zhgodanimit të automjetit.

Nga porti jemi larguar rreth orës 20:00. Më pas kam marrë tre valixhe të cilat ndodheshin në automjet dhe kam shkuar për t’ia çuar Hekuranit i cili ndodhej në një lokal, në afërsi të Urës së Dajlanit. Kur kam arritur aty, kam parë Hekuranin nën shoqërinë e një vajze bionde që nuk e njihja.

Rreth orës 21:00 Hekurani u nis drejt Tiranës. Kemi shkuar në shtëpinë e tij në fshatin Domje, për të lënë automjetin e zhdoganuar. Pasi kemi lënë automjetin jemi nisur në drejtim të Kamzës. Pa hyrë në Kamëz, më ka telefonuar vëllai i Hekuranit i cili quhet Elmi dhe më ka thënë se kishin qëlluar me armë Hekuranin. Jam kthyer menjëherë në drejtim të Domjes pasi mendova se kishte ndodhur tek shtëpia e Hekuranit. Gjatë rrugës mësova se ishte bërë një vrasje në ‘Komunën e Parisit’.

Meqenëse isha afër Spitalit Ushtarak shkova për të parë se mos e kishin çuar aty Hekuranin. Pasi pyeta, më thanë se nuk kishte asnjë me këtë emër në spital. Aty gjeta vëllain e tij, Elmiun dhe motrën e tij, të cilën e kam marrë me vete dhe jemi nisur në drejtim të qendrës “Kristal” në Komunën e Parisit. Kur mbërritëm aty mësuam se Hekurani ishte vrarë,”- mësohet të ketë thënë Puci. 

Hekuran Billa u ekzekutua më 12 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë. Në orën 21:48, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6′, nga ekzekutori. Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare.Pikërisht ky krim, dyshohet se solli edhe v rasjen e Billës. Në pr anga i akuzuar si autor është vënë Viktir Marku. por ai s’i ka pranuar kurrë akuzat.  (F.m/dosja.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME