Categories Lajme

Pse ushqimet e konservuara janë të rrezikshme? Kujdesi që duhet të tregoni kur i blini

Ritmi i shpejtë i jetës shpesh bëhet shkaktar edhe për mënyrat e gabuara që njerëzit bëjnë përsa i përket ushqimit. Në shumë raste ushqimet e konservuara bëhen zgjidhja më komode për shumë familje. Gjithashtu shumë prej këtyre ushqimeve duke qenë se janë të pasura me kripëra mund të kthehen edhe në një shije të preferuar.

Këto janë disa arsye pse duhet të jeni shumë të kujdesshëm në zgjedhjen e tyre.

Pse ushqimet e konservuara janë të rrezikshme?

Mund të mendoni se dëmi që vjen nga ushqimi mund të mos jetë fatal, por në të vërtetë është e kundërta. Në rastin e konservave situata është më kritike se zakonisht për disa arsye që i gjeni më poshtë.

Para se ushqimet të futen në konserva ato ngrohen në mënyrë që të shkatërrohen bakteret e këqija që ndodhen në to.

Sipas një studimi të Universitetit të McGill të cilit i referohet AgroWeb.org, ushqimet e konservuara janë të dëmshme. Kur ato ngrohen dhe qëndrojnë të konservuara për një kohë të gjatë humbasin çdo vlerë minerale.

Kontrolloni gjendjen e konservës

Për të qenë gjithnjë të sigurtë në ushqimet që konsumoni gjithnjë kontrolloni kutinë. Shikoni me kujdes në çfarë gjendje është metali i konservës para se t’a blini. Sa më i hollë të jetë ky metal aq më shumë përkulen anët e tij duke krijuar kështu të çara mikroskopike që prekin ushqimin tuaj.

Konservat e dëmtuara dhe helmimi nga ushqimi

Departamenti i Agrikulturës në SHBA, të cilit i referohet AgroWeb.org shpjegon se gjatë dëmtimit të kutive të konservave brenda tyre mund të zhvillohen forma bakteresh helmuese.

Këto baktere të rralla mund të prekin sistemin nervor dhe të shkaktojnë helmime të tmerrshme nga ushqimi. Simptomat përfshijnë turbullim të shikimit, vështirësi në frymëmarrje apo përtypje. Kjo njihet ndryshe si sëmundja e botulizmit, një gjendje ku trupit pushtohet nga toksinat nervore te shkaktuara nga bakteret.

Megjithëse është një sëmundje e rrallë evitoni sa më shumë kutitë e konservave të dëmtuara sadopak./Agroweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME