Categories Kulture

Rikthehet “Këmbëzbathur në park”, shfaqja në teatrin Turbina

Komedia “Këmbë zbathur në park” e shkruar nga autori Neil Simon vjen në teatrin “ArTurbina” me regji nga Lorin Terezi. Bëhet fjalë për një komedi që ka në qendër të saj një çift të ri, të cilët kanë vendosur të martohen.

Së bashku me idealet e tyre ata përplasen me realitetin e egër ku jetojnë. Edhe pse ngjarjen zhvillohen në vitet 60’ në Francë ato gjejnë vend edhe në ditët e sotme.

Në një intervistë për emisionin “Chic” të Fjodora Fjorës në News 24, një ndër karakteret kryesore të kësaj shfaqje, ai i Polit, që interpretohet nga Lendion Zoi tregon më shumë rreth kësaj komedie që një muaj më parë pati premierën në teatrin,”ArTurbina”.

“Pothuajse çdo çift mund ta gjej veten tek kjo komedi. Ata për herë të parë duhet të përballen më të gjitha gjërat vetë. Ata janë Poli dhe Kori një çift që sapo kanë mbaruar muajin e mjalti dhe kanë marr një shtëpi me qira në katin e 9 të një pallati pa ashensor. Kjo komedi ka të vërteta por ka edhe shumë ironi për jetën. Sepse ëndrrat që në duam të ndërtojmë me partnerin, ato me pallate e me kështjella përballen me realitetin e hidhur që është që garsoniere ku duhet të jetojmë” –ka rrëfyer aktori.

Ledjon Zoi rrëfeu se në muajin dhjetor shfaqja pasi një sukses të madh sa herë që luhej shfaqja salla ishte plot.

“Shfaqja nisi premierën e saj në ditët e para të dhjetorit të vitit që lamë pas dhe rikthehet sërish në datat, 10, 11, 12, 13, 14 janar dhe fundjavën e ardhshme që vjen më 17, 18, 19 dhe 20 janar. Në dhjetor e patëm shumë të mirë publikun, na përkrahu, sa herë që jepej shfaqja salla ishte plot, shpresojnë që edhe kësaj herë të kemi të njëjtin sukses”- përfundon Ledjon Zoi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME