Categories Showbiz

Rrëfimi rrëqethës/ U diagnostikua me kancer gjiri në moshën 23-vjeçare, Amanda: Pyesja nëse do të vdisja

Dashuria e Dylan Lokës dhe Amanda Sandsted ka mundur të kalojë një sprovë shumë të vështirë. Në moshën 23-vjeçare, gjatë një periudhe që qëndronte në Shqipëri Amanda nisi të ndiente dhimbje, lodhje, tharje lëkure në disa vende. Nëna e saj, e cila është infermiere e këshilloi të kthehej në vendin e saj në Suedi dhe të bënte një kontroll.

Nga aty ajo u diagnostikua me kancer gjiri dhe menjëherë nisi trajtimet e nevojshme. Amanda rrëfen për “Rudina” përballjen me sëmundjen e vështirë.

Amanda Sandstend: Unë, në fillim kur erdha sepse kur mësova diagnozën isha në shtëpi dhe mora mamin në telefon dhe ajo thejsht filloi të qante në telefon dhe erdhi tek apartamenti im. Pastaj i telefonova Dylan-it dhe ishte çdo gjë rrëmujë. Ishte një shok. Kështu që në fillim ndjeva… a duhet të vdes tani? A do të vdes tani apo… çfarë po ndodh?  “Kancer” është një fjalë shumë e rëndë kështu që nuk e kupton kur merr diagnozën, nuk e kupton vërtet se çfarë do të ndodhë, a do të vdes apo do të jem mirë, apo… pas asaj spitali në Suedi më dha trajtimin shumë shpejt, kështu që thjesht vazhdova me trajtimet, ngjarjet ndodhën shumë shpejt.

Rudina Magjistari: Ti fillove më pas të marrësh trajtimet e kimioterapisë. Të  pamë edhe në videot që ke ndarë në rrjetet sociale për ndjekësit e tu, momentet, që unë besoj është  një nga momentet më të vështira për të gjithë ata që janë duke kaluar të njëjtën sfidë dhe betejë  për jetën, është momenti kur përballesh me efektet e  kimioterapisë, përgjatë kohës që e merr atë. Si ka qenë për ty ky moment?

Amanda Sandstend: Në fakt kur u informova në  fillim për kimioterapinë u frikësova shumë, por e pranova  faktin se do të humbja flokët. Çdo person më tha se në trajtimin e kancerit të gjirit i humbet komplet flokët, por unë isha më e frikësuar për lodhjen që mund të sillnin trajtimet sepse mund të ishte një goditje shumë e fortë për trupin. Por kur fillova kimioterapinë pata shumë fat sepse kur hoqën tumoret nga gjinjtë, mora më shumë energji se ç’kisha më parë kështu që pata mjaftueshëm fat që mos të kaloja kaq shumë pasoja nga kimioterapia.

Amanda tashmë është 25 vjeç dhe vazhdon të ndjekë një terapi gjatë së cilës i duhet të pijë çdo ditë pilula për 10 vite si dhe të kryejë kontrollet rutinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME