Categories Lifestyle

Ushqimet që ju hidratojnë në këto ditë të nxehta

Moti nuk do tregohet shumë i mëshirshëm dhe temperaturat e larta janë gati për të na dehidratuar, por ne do të bëjmë ç’kemi në dorë për të qëndruar në formë dhe të hidratuar. Pikërisht për këtë, na ndihmojnë:

Shalqiri

Përbëhet nga 92% ujë dhe përmban edhe vitamina C, A dhe magnez.

Kastraveci

Përmban rreth 96% ujë dhe u jep shumë shije pjatave!

Sallata jeshile

Një sallatë e përzier me produkte të freskëta nuk është vetëm një vakt i shijshëm, por edhe një mundësi e mirë për hidratim. Në thelb, sallata jeshile është thjesht “ujë jeshil”.

Domatet

Nëse jeni duke bërë një sallatë, gjithashtu mund të hedhësh disa domate. Ato përmbajnë shumë ujë, por edhe kalium – i rëndësishëm nëse humb shumë nga ky mineral duke u djersitur.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet kanë 91% ujë. Fruti i mbushur me fibra përmban gjithashtu shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Pjeshkat

Pjeshkat përbëhen nga rreth 90% ujë. Mund t’i presësh në copëza dhe t’i përziesh me kos, duke bërë një kos të shijshëm frutash (shto sa fruta të duash).

Pjepri

Pjeprin mund ta përdorësh kudo në sallata, si vakt i vogël pasditeje (snack), në plazh, në drekë apo në mbrëmje. Përbëhen nga 90% ujë dhe janë të mbushura me vitaminë A.

Portokalli

Përveç vitaminës C, portokallet përmbajnë 86% ujë, pra ndonëse është opsion më pak hidratues, mbetet i shijshëm për t’u konsumuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME