Categories Lajme

Shantazhet online po marrin jetë/ Fëmijët, adoleshentët, vajzat dhe gratë, më të pambrojturit

Të krijuara si mjete komunikimi e argëtimi, sot rrjetet sociale po përdoren si mjete shantazhimi. Për shkak të gjuhës së urrejtës, kërcënimeve e denigrimit, me të cilat përballen në platformat online, vajza e gra, i kanë dhënë fund jetës. “Fatkeqësisht në Shqipëri po ndodh që shumica e rrjeteve sociale po përdoren si mekanizma në duar te njerëzve që duan të shantazhojnë për të arritur qëllimet e tyre dhe kemi parë pedofil për të rekrutuar fëmijët, kemi parë shantazhe financiare dhe me gjithë këto problematika që po ndodhin fatkeqësisht dhe me humbje jete, po krijohet një ambient toksik digjital. Të gjitha agjencitë duhet të bëjnë një monitorim përsa i takon mënyrës dhe çdo lloj materiali i cili ngarkohet në mediat sociale”-shprehet Mirgit Vataj, kryetar i urdhrit të punonjësve social.

Fëmijët, adoleshentët, vajzat e gratë janë ato që janë më të pambrojturit nga shantazhimi online. Nevojiten ndryshime ligjore, në mënyrë që dhunuesit apo abuzuesit që ndodhen pas kërcënimeve, të ndëshkohen. “Shqipëria ka një problem shumë të madh sa i takon hendekut ligjor për çështjet e mbrojtjes që i sigurohet të gjithë përdoruesve në ambientin digjital. Duhet të bëhen me patjetër ndryshime ligjore duke filluar që nga mënyra e përdorimit për fyerjet dhe shantazhet e denigirimin. Shpeshherë kanë ndodhur raste që personat që kanë shantazhuar vajzat dhe gratë ja kanë hedhur pa asnjë problem në aspektin ligjor”, tha ai.

Rrjetet sociale janë lehtësisht të aksesueshme nga çdo moshë. Ndaj është kritike në këtë situatë me të cilën po përballet shoqëria jonë, që fëmijëve t’u mësohet se si të qëndrojnë të sigurt gjatë përdorimit të platformave online. “Duhet që të futen në kurrikulat e shkollës, në kapituj të caktuar, për të edukuar nxënësit për të përdorur sot mjedisin digjital, si të qëndrojmë shëndetshëm në mjedisin digjital në hapësirën tonë kibernetike”, shtoi ai. Për të pasur sa më pak viktima të ekspozuar ndaj kërcënimeve, shantazheve, e fyerjeve online duhet që të ketë një kontroll të postimeve që bëhen në gjuhen shqip, në mënyrë që të bllokohen materialet e dhunshme që shpërndahen lehtësisht në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME