Categories Lajme

Shkaktoi aksidentin ku vdiq 15-vjeçari, Gjykata e Fierit liron nga qelia profesorin italian Michele D’Angelo

Gjykata e Fierit liron nga paraburgimi profesorin italian Michele D’Angelo, që akuzohet për shkaktimin e një aksidenti me vdekje, ku humbi jetën një 15-vjeçar pak javë më parë.

Pas kërkesës së palës mbrojtëse, masa nga “arrest në burg”, u kthye në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “garanci pasurore”. Gjykata vendosi kusht që vetëm pasi të paguajë 15 mijë euro, italiani mund të lirohej nga qelia.

Ajo duhet të depozitohet brenda pesë ditëve nga dita e shpalljes së vendimit, në një bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë. Vendimi është shpallur që më 22 tetor dhe mësohet se tashmë profesori italian gjendet në Itali, sipas mediave të vendit fqinj, që nënkupton se e ka paguar garancinë. Por vendimi u njoftua vetëm sot zyrtarisht nga Gjykata.

Michele D’Angelo, profesori universiteti nga L’Aquila doli nga burgu pas 50 ditësh pas një aksidenti rrugor më 8 gusht.

Njoftimi i Gjykatës së Fierit:

“Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u mor ne shqyrtim, në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, cështja penale që u përket palëve, më datë 22.10.2025, pasi mori në shqyrtimi, në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, kërkesën penale me palë:

KËRKUES:            M.D, mbrojtur nga Av.Toto Avdija, me numër licence 11326, anëtar i Dhomës së Avokatisë Fier, zgjedhur me deklarim para Gjykatës, në prani të përkthyesit të licencuar Av.Admir Filaj, me licencë numër 562.

KUNDËR:             Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfaqësuar nga Prokuror Greta Dreni.

OBJEKTI:              Zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga “Arrest në burg”, në “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, ose “Garancia pasurore”.

BAZA LIGJORE    Neni 246 dhe 260 i Kodit të Procedurës Penale

Gjykata, mbështetur në nenet 228, 229 dhe vijues dhe në nenin 260 të Kodit të Procedurës Penale,

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME