Categories Lajme

Shpërndanin drogë në klub nate, arrestohen 4 persona në Berat

Katër persona u arrestuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, nën akuzë për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

“Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.319, të vitit 2023, nën drejtimin dhe kontrollin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Sektorin e Agjentëve në Mbulim dhe Njësinë nr 1, në qytetin e Dimalit (Berat) në ambientin e ‘Pub Star’ u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar ‘STAR’, ku dhe u arrestuan shtetasit:

K.I.; K. D; R. Z. dhe E. V.

Në cilësinë e provës materiale u bë e mundur sekuestrimi 28 dozave të dyshuara kokainë të mbështjellë me qese të tejdukshme.

Pesë doza të dyshuara kokainë dhe një peshore elektronike u sekuestruan në banesën e shtetasit E.V ( pronari i Pub Star). Ndërsa në automjetin e shtetasit K.D. (Badigardi Pub Star) në xhepin e derës ju gjetën të futur në një vezë si ato e kinderave me ngjyrë të verdhë, 23 doza të dyshuar kokainë.”, sqaron policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME