Categories Lajme

Shqiptari shpëtohet nga mbytja në Greqi, por autoritetet zbulojnë 135 kg drogë në skafin e tij

Një operacion shpëtimi i Rojës Bregdetare Greke në ujërat pranë ishullit “Prasoudi” të Igumenicës përfundoi me sukses, duke shpëtuar jetën e një 50-vjeçari shqiptar, i cili po rrezikonte të mbytej pasi skafi i tij kishte filluar të fundosej.

Megjithatë, pas shpëtimit, autoritetet bënë një zbulim surprizues: në mjetin gjysmë të fundosur u gjet një sasi e madhe droge, me peshë totale 135.88 kilogramë kanabis të papërpunuar.

Sipas njoftimit zyrtar, me ndihmën e një zhytësi privat, nga brendësia e skafit u nxorën pesë pako plastike që përmbanin 79.75 kg kanabis, ndërsa gjatë hetimeve të mëvonshme, në zonën detare të “Votës” në Sagiada, u gjet edhe një qese shtesë me gjashtë pako të tjera që peshonin 56.13 kg.

Në total, droga e sekuestruar arrin vlerën e rreth 400 mijë eurove, sipas vlerësimeve të autoriteteve greke.

50-vjeçari shqiptar u arrestua nga Autoriteti Qendror Portual i Igumenicës, i cili po kryen hetimet paraprake. Ai akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe hyrje të paligjshme në territorin grek, pasi nuk posedonte dokumente të vlefshme udhëtimi.

Përveç drogës, u sekuestruan skafi prej poliesteri, që shërbente si mjet transporti, dhe një telefon celular që do t’i nënshtrohet ekspertizës.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar origjinën dhe destinacionin e sasisë së drogës, si dhe mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në këtë trafik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME