Presidenti Meta ka nisur një vizitë zyrtare në SHBA, ku pritet që të jetë i pranishëm dhe në mëngjesin e Lutjeve me ftesë të presidentit amerikan Donald Trump.
Teksa ka qenë i ftuar sot në Komitetin e Mbrojtjes të Senatit amerikan, Meta ka folur për sfidat me të cilat po përballet Europa Juglindore, ndërsa e ka konsideruar ndërhyrjen ruse si malinje.
Meta shton më tej se kjo vizitë në SHBA është një mundësi më shumë për forcimin e partneritetit mes dy vendeve.
Presidenti Meta është një nga politikanët që është pozicionuar hapur kundër ndrysjhimit të kufijve mes Kosoës dhe Serbisë, e përfolur kjo si një tezë me ndikim të fortë rus.
Madje për këtë shkak presidenti nuk dekretoi as ministrin e Jashtëm të propozuar Gent Cakaj, që sipas Metës kishte bërë disa deklarata të rrezikshme dhe që mund të rrezikonin sigurinë e vendit.
Reagimi i Metës për takimet në SHBA:
I nderuar të flas sot në Komitetin e Mbrojtjes të Senatit amerikan për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet Europa Juglindore, si edhe për luftën kundër sjelljes malinje të Rusisë në rajon. Një mundësi e madhe për të forcuar partneritetin dhe për të diskutuar për situatën gjeopolitike në rajonin e Europës Juglindore.

