Categories Lajme

‘’Janë djem biznesmenësh”, denoncimi për abuzimin seksual në Kavajë: U thirrën në komisariat dhe u liruan me urdhër!

Urdhëri për fshehjen e përdhunimit të vajzës së mitur u dha nga sipër ka deklaruar ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai shton se familjarët e minorenes së dhunuar në Kavajë nga bashkëmoshatarët e saj e kanë denoncuar në Polici.

Berisha publikon në facebook mesazhin e mbërritur në adresë të tij nga një qytetar i cili shprehet se përdhunimi i vajzës ka ndodhur jashtë ambjenteve të shkollës dhe sipas tij mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e kanë njoftuar për ngjarjen familjen.

“I ati ndodhej në Itali. Informohet dhe ai, vjen nga Italia dhe bashkë me vajzën bëjnë denoncim në polici. Më pas policia e ka mbajtur të fshehtë si akt për arsyet e veta të turpshme!”, shkruan qytetari.

Më tej ai thotë se “Në polici thuhet se pas denoncimit policia e Kavajës i thirri. Por u liruan menjëherë njëlloj si në rastin Rexhep Rrajës. Ata djem kanë baballarët biznismen me lidhje të forta politike dhe oficer policie. Por në polici flitet se fshehja e krimit është bërë me urdhër nga sipër me ndërhyrjen direkte të kryeministrit tek ministria arsimit dhe ajo e brendshme doktor”.

Statusi i plotë i Berishës:

Urdheri per fshehjen e perdhunimit te vajzes se mitur u dha nga siper.

Familjaret denocuan ne polici krimin.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr perdhunimet kan ndodhur jashte ambienteve te shkolles, mesuesja kukdestare bashke me drejtoreshen evidentojne ngjarjet, informojne mamane e vajzes. I ati ndodhej ne Itali. Informohet dhe ai, vjen nga Italia dhe bashke me vajzen bejne denoncim ne polici.

Me pas policia e ka mbajt te fshehte si akt per arsyet e veta te turpshme!

Ne polici thuhet se pas denoncimit policia e Kavajes i thirri Por u liruan menjeher njelloj si ne rastin Rexhep Rranjes.Ata djem kane baballaret biznismen me lidhje te forta politike dhe oficer policie. Por ne polici flitet se fshehja e krimit esht bere me urdher nga siper me nderhyrjen direkte te kryeministrit tek ministria arsimit dhe ajo e brendshme doktor.

Megjithate ju keni infot e tua me te detajuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME