Categories Lajme

Temperaturat në -5°C dhe ngrica, si parashikohet moti në të gjithë vendin

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta dominojnë gjatë paradites në gjysmën lindore të vendit ndërsa kthjellimet mbeten  në zonat bregdetare. Sipas MeteoAlb pas mesditës vranësirat do të përfshijnë gjithë vendin tonë por nuk do të ketë reshje.

Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C  deri në 14 °C. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h Lindor -verilindor duke gjeneruar ne brigjet detare dallgëzim 2 ballë. Ngrica por mot i kthjellët mbizotëron motin në republikën e kosovës gjatë paradites.

Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër territor ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat perëndimore. Vijon ndikimi i masave ajrore polare mbi republikën e MV duke diktuar kthjellime por temperatura relativisht të ulëta.

Këto kushte atmosferike mbeten gjatë pasdites dhe natës edhe pse herë pas here do ketë kalime vranësirash. Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në qëndër të kontinetit do të diktojë në këtë rajon rrebeshe shiu, stuhi ere e dëbore. Po ashtu edhe Britania e madhe paraqitet me reshje shiu mesatare dhe intensive. Ndërsa kthjellime do të mbizotërojnë në dy skajet veri dhe jug i kontinentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME