Categories Lajme

“Vajza ime është e bukur”, nëna prek me mesazhin për shenjën në fytyrë të vogëlushes

Mesazhi i një nëne ka prekur shumë njerëz. E vogla Natalie ka lindur me një nishan të zi në pjesën e fytyrës së saj. Të shumtë kanë qenë njerëzit që e kanë paragjykuar vogëlushen për shkak të nishanit të saj.

Shumë njerëz të pashpirt e kanë quajtur 1-vjeçaren të shëmtuar. Natali ka edhe dy vëllezër, të cilët motrën e tyre e kanë krahasuar me Batmanin, personazhin vizatimor që pëlqejnë fëmijët. Kjo ka ndodhur për shkak të shenjës me të cilën ka lindur vogëlusjhja Natali.

Deklarata e nënës së vogëlushes:

“Kur e shtrëngova për herë të parë në krahët e mi, nuk mund t’u besoja syve. Ishte hera e tretë që sillja në jetë një fëmijë, dhe sigurisht që emocionet e atij momenti janë të papërsëritshme, megjithatë tanimë isha më e përgatitur se ç’duhej të bëja, dhe si duhet të përkujdesesha për të, por me Natalie ishte komplet ndryshe. Edhe pse nuk e kisha marrë akoma veten nga lindja me prerje cezariane, doja që ta shihja, ndonëse infermieret më paralajmëruan se nuk ishte akoma momenti.’’

Kështu e nis rrëfimin e saj Lacey Jackson, e cila ka ndarë së fundmi historinë e vajzës së saj 1-vjeçare, e lindur me një shenjë të zezë që i mbulon thuajse 1/3-ën e fytyrës. Për mamanë nga Dakota e Jugut, përballja me njollën e madhe nuk ishte e lehtë, aq më tepër pasi ajo dyshonte se diçka kishte shkuar keq gjatë shtazënisë.

Menjëherë Natalie iu nënshtrua rezonancës magnetike dhe kontrolleve të specializuara të lëkurës, por mjekët i siguruan të dy prindërit që ajo nuk kishte asnjë problem, madje nuk paraqiste asnjë rrezik për të ardhmen.

Nëna shton:

“Kur djemtë, Elliott 7 vjeç dhe Devin 4 vjeç, e panë për herë të parë menduan se ajo ngjante me Batman, dhe në këtë momente Natalie u bë heroina e familjes sonë. Të shumtë janë ata që e paragjykojnë, madje një mama në grupin e prindërve të Elliott më tha se nuk duhe ta ekspozoja më në rrjete sociale.
Vajza ime është e bukur ashtu siç është. Është e bukur sepse është ndryshe, nuk ka fëmijë të shëmtuar. Ka thjesht fëmijë që kanë nevojë për dashuri, strehim, të ushqehen shëndetshëm, të rriten larg frymës së ndjerit anormal/anormale, fëmijë që kanë nevojë të edukohen mirë, të jenë socialë dhe të duan e t’i duam. Vajza ime është e bukur dhe këtë nuk e mohon dot njeri.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME